Media bëri publike sot rastin e Florinda Lleshit, nënës me 3 fëmijë, e cila në kërkim të një jete më të mirë, por edhe për të lënë pas të shkuarën e saj edhe si grua e dhunuar nga burri, u largua nga Mirdita për t’u shpërngulur në një nga zonat rurale të Tiranës, në Farkën e Madhe. E pavarësisht shpresës për një të ardhme më të mirë, mediat raportuan për sakrificën që Florinda Lleshi bënte çdo ditë për të arsimuar e krijuar kushte më të mira jetese për fëmijët e saj.
Me t’u njohur me rastin, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Florinda dhe fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të Tiranës. Gjithashtu, me marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi social i Bashkisë së Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën.
Ndërkohë, nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës po ndiqen të gjitha hapat e tjera për t’i ardhur në ndihmë në afatgjatë dhe për të siguruar mundësi integrimi të plotë të familjes.
Paralelisht me sistemimin e familjes në Qendër, Drejtoria e Përgjithshme e Kujdesit Social në Bashkinë e Tiranës, Zyra e Urbanistikës në Njësinë administrative Dajt, në bashkëpunim edhe me “Fundjavën Ndryshe”, po ndjekin procedurat për ndërtimin e një banese për Florindën dhe 3 fëmijët e saj
Oj nënë pse më bëre”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj gazetarja Anila Hoxha. Në një postim në Facebook, gazetarja Hoxha tregon historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila për një kohë të gjatë është dhunuar nga burri dhe tani jeton e vetme në një shtëpi mes maleve.
RRËFIMI I PLOTË
“Oj nene pse me bere”. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per të, gruan qe e solli ne jete. Florinda po me çon drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjeç kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire, djale punetor. Por gjjithçka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne arë, kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi t’i jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi, pavaresisht plageve . Florinda u kthye serish aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re. Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.
Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithçkaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhra mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish-burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re. URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda. Do te jetoje si njeri. Do qe t’i vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj. E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer, quhet Florinda eshte vetem 33 vjeç. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10, 8 dhe 6 vjeç. Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti’ takoni, dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per t’i çuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte
a.ç