• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Oj kur*** të vij e të shti në tokë”/ Si nisi sherri që la pas 3 të vdekur në Dibër, nga gjeli që kishte ngacmuar pulat deri te sharjet

by Java News
03/10/2019 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja horror e ndodhur në Dibër, ku njëri nga vëllezërit Sali Dakuçi, ezkekutoi vëllanë Kujtim Dakuçi, nipin e tij Flogert Dakuçin dhe më pas qëlloi dhe veten, e ka zanafillin nga një konflikt i nisur 9 vite më parë, ku motive ka qënë një gjel.

Sipas vendimit të gjykatës dhe dëshmive të protagonistëve të këtij krimi, gjeli i Kujtimit i ngacmonte pulat e Sali Dakuçit. Pikërisht për këtë gjel, që në fakt i përkist familjes së Kujtim Dakucit, babai 80-vjeçar i këtij të fundit Liman Dakuci dhe vëllai i tij Sali Dakuci, në vitin 2011 kanë përfunduar në gjykatën e Matit, si të pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”.

Por gjatë gjykimit, babë e bir janë deklaruar të pafajshëm nga gjyqtari i Matit Ali Koleci, i cili ka konstatuar se babë e bir nuk kishin ushtruar dhunë ndaj nuses së vëllait.

Në vendimin gjyqësor që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja.com” tregohet një situatë absurde dhe e pakuptimtë mbi motivet e këtij sherri, që lindi për një gjel, dhe që më pas përfundoi në tre viktima duke shuar një familje të tërë dhe duke krijuar një plagë të parikuperueshme për të dyja familjet.

Pas sherrit për gjelin, situate në vitet në vijim ka degjeneruar akoma dhe më tepër, duke pas konflikte të ndryshme, ku i fundit ka qenë tre ditë më parë për gardhin, ku mbetën të vrarë Sali Dakuçi, Kujtim Dakuçi dhe Flogert Dakuçi.

Gjyqi për pulat

Minishe Dakuçi, gruaja e Kujtimit akuzonte babain dhe vëllanë e burrit duke u shprehur se: “…Sali Dakuçci doli dhe gjuajti në një gjel dhe tha “…do ta mbys se me vret pulat…”. Pastaj filloi të më shante mua me nënë e me motër. Në këtë kohë më mori burri në telefon për të pyetur për fëmijët, pasi në atë kohë punonte në Thekër Martanesh. Unë i thashë burrit se Saliu më ka sharë se i gjujti gjelit. Unë i thashë “…o i mbajmë mbyllur ose i heqim…”.Në moment që isha duke folë në telefon Saliu më ka thënë …oj kurvë të vi e të shti në tokë dhe ka ardhur dhe më ka gjuajtur në shtëpi në krahë. Në këtë momente ka ardhur dhe Limani dhe më ka gjuajtur me shkop.

Unë për punë minutash kam njoftuar policinë dhe më thanë unë nuk pyes për policinë. Këtë punë e ka parë Selman Dakuçi, por ai nuk vete dhe nuk vjen dhe nuk flet me të akuzuarit dhe unë nuk e thërras si dëshmitar. Unë kam si provë aktin e ekspertimit. Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit i moshuari Liman Dakuçi parashtroj para gjykatës duke thënë se “…kallëzuesen e njoh,është nusja e djalit tim. Unë e dëgjova se më ka akuzuar se e kam rrahur por unë nuk e kam bërë këtë. Unë jam 80 vjeç dhe nuk është e vërtetë se e kam rrahur. Ka bërë fjalë me Saliun për pulat siç tha. Nuk është rrahur.

Djali im me Minushen janë në shtëpinë e tyre. Ajo është e lindur për të bërë ngatërresa me ne. E dëmtuara, e ka në gjak rrahjen pasi që kur ka ardhur nuse ka bërë katër rrahje. Një herë ka rrahur një nuse të një komshiu Mynyre Dakuçin e cila është gruaja e Asllan Dakuçit. Një herë më ka rënë mua dhe nuses time. Më vonë i ka rënë dhe nuses së Saliut dhe ka marrë nëntë ditë raporte. Ajo e fali kur bënë gjyq. Pastaj ka bërë kallëzim për ne. Sa ka ardhur nuse tek ne unë i kam rënë vetëm me një shpullë para dhjetë vitesh, se i kishte rënë vajzës së saj.

Dëshmia e motrës: Si ndodhi vrasja

Ndërkohë pas vrasjes së trefishtë prokuroria e Matit ka marrë në pyetje motrën e dy vëllezërve të vrarë dhe hallën e 19-vjeçarit. Motra e tyre kishte mbërritur nga fshati Manzë në shtëpinë e prindërve, pas babai i saj 80-vjeçar Limani ishte i sëmurë rëndë. Ajo pohoi se kishte dëgjuar dy vëllezërit e saj teksa debatonin me njëri-tjetrin dhe pasi kishte ndërhyrë u kishte thënë “…mos u zini për gardhin, ejani se keni babain sëmurë…”. Lifja mes të tjerash ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku si fillim i vrarë mbeti Kujtimi, pastaj nipi i saj, Flogerti dhe më pas Saliu vrau veten (autori i krimit).

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash, “…mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë: “…ça bërë…?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër …e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”./ Shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Nga Musolini te Hrushovi dhe Che Guevara. Personalitetet që erdhën në Shqipëri para pluralizmit

Nga Musolini te Hrushovi dhe Che Guevara. Personalitetet që erdhën në Shqipëri para pluralizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In