• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oh ç’na kanë bërë! Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

by Roland Qafoku
09/09/2023 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900.

Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare. Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullis rreth 2-3 milionë banorë.

Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë. Sakatim më të madh nuk ka.

Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit. Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar.

Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë. Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë.

Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston!

Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik. Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani.

Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët.

E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar.

Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë.

Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo.

Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë. Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë.

Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

Next Post
Nga Ori Nebiaj tek…./ Zbardhet lista me emrat e 30 kandidatëve për kryesinë e PD

Nga Ori Nebiaj tek…./ Zbardhet lista me emrat e 30 kandidatëve për kryesinë e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

July 1, 2026
32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

July 1, 2026
Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

July 1, 2026
Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

July 1, 2026
Demaliaj thirrje Berishës: Merr certifikatën që s’ke qenë i privilegjuar i Sigurimit, do të të puth këmbët në mes të bulevardit nëse…

“U sulmova me grushte sapo dola nga shtëpia”, Ilir Demalia sqaron ngjarjen nga spitali

July 1, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

Irani mbyll derën për SHBA-në, bisedimet e paqes në ngërç

July 1, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

July 1, 2026
“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

July 1, 2026
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

July 1, 2026
Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In