• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oficerët e SPAK i trokasin Berishës në derë, pas 20 nëntorit rrezikon ‘arrest shtëpie’

by Java News
12/11/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së reformuar shënoi rekordin e parë të goditjes së të paprekshmëve në Shqipëri, duke hetuar për korrupsion ish-kryeministrin për dy mandate dhe politikanin më të pushtetshëm të të djathtës, Sali Berisha.

Krahas dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që përfitoi mijëra m2 tokë të ish-kompleksit Partizani ku ndërtoi 19 kulla shumëkatëshe me firmën e vjehrrit të tij kryeministër, pozita ligjore është e rënduar edhe për Sali Berishën nën hetim për korrupsion pasiv për këtë aferë. Berisha refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës që i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe duke u fshehur pas imunitetit parlamentar pretendon se po shkelet Kushtetuta.

Prej 21 tetorit, Sali Berisha i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën ndaj Sali Berishës, në mungesë, pasi u përfaqësua nga një avokat kryesisht pasi avokatët e tij me prokurë të posaçmem braktisën seancën.

Sipas masës së caktuar nga GJKKO Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Të hënën e parë të muajit, 6 nëntor, ish-kryeministri nuk u paraqit.

GJKKO ka refuzuar ndërkohë të gjitha kërkesat e avokatëve të Berishës për shuarje mase në datën 8 nëntor si dhe për përjashtimin e Irena Gjokës, kërkesë kjo e bërë dhe më herët. Hapi i radhës i mbrojtësve të tij është ankimimi në Apelin e Posaçëm duke argumentuar se është shkelur Kushtetuta seancë e cila ende nuk është caktuar.

Mirëpo, GJKKO në vendimin e zbardhur, ka specifikuar se ish-kryeministri ka dijeni për masën e caktuar ndaj tij dhe e ka pranuar verbalisht në konferencë për shtyp si dhe ka sqaruar përse nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Këtë të hënë, 13 nëntor, GJKKO do të bëjë një tjetër tentativë për të njoftuar ish-kryeministrin për masat në ngarkim të tij. Oficerët e GJKKO do tentojnë të njoftojnë Berishën pas disa refuzimeve nga ana e tij. Kjo pasi Sali Berisha duhet të paraqitet para oficeres së SPAK në datën 20 nëntor. Në rast se do të refuzojë edhe në këtë datë atëherë SPAK i lind e drejta për t’ju drejtuar Kuvendit për autorizim për rëndim të pozitës së tij duke kërkuar një masë më të rëndë siç mund të jetë ajo e arrestit në shtëpi.

/f.s

Next Post
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Banka e Shqipërisë: Presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm

Comments 4

  1. Bishtaje Ramadanhasanhanija says:
    3 years ago

    Këtë të hënë, do të jetë i shtruar në spital ku mjeku i preshit Tritan Shehu, do ta mbajë në reanimacion duke i ndaluar çdo kontakt, sepse “pacienti” Sali Berisha, do të jetë i sëmurë rëndë me ZGJEBE….

    Reply
  2. Kol Jakaj says:
    3 years ago

    Me ne fund mbetja e komunizmit te diktatures duhet te kuptoi se nuk eshte i paprekshëm nga ligji nuk ka asgje qe ta mbroje as organizata e tij politike anti ligj rithemelimi dhe kelysht e tij nen sherbim ,ligji dhe drejtesia duhet te veprojne me guxim dhe me ashpërsi ndaj tij dhe cdo politikani te korruptuar qe e kane bere kete vend cope dhe jo vetem kaq por tju sekuestrohen miliardat e tyre dhe familjareve te tyre e tu jepet popullit ,bile ne SPAK te ngrihet nje trupe e veçante tip Task_Force vetem per hetimi e parave e te pasurive te tyre e te familjareve te tyre ne ofshore e jashte shtetit per nje periudhe 5 vjeçare

    Reply
  3. Hahaha says:
    3 years ago

    Hahaha.. nen hetim berisha. Dielli qe lind perendon.

    Reply
  4. Fasĺli Zyba says:
    3 years ago

    Ai vetëm i vdekur shkon në Spak. Do hyjë në grevë urie dhe vetëm tezga bënë punë. Po më mirë në vënd të tij të marrin Mulin ose Tritanin dhe dhimbjen një lloj do ta ndjej. Me të ligun gjen belan

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumboi mbi 50 hektarë në Koilaç të Mallakastrës, banorët të dëshpëruar: Na u dogjën të gjitha, dëme të mëdha!

Zjarri shkrumboi mbi 50 hektarë në Koilaç të Mallakastrës, banorët të dëshpëruar: Na u dogjën të gjitha, dëme të mëdha!

August 10, 2026
Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

August 10, 2026
EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

August 10, 2026
Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

August 10, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

“Më qëlluan në këmbë me armë zjarri”, i riu denoncon në polici, nis hetimi

August 10, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Kërcënimi i Vuçiç me devijimin e Ibrit, reagon Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si mjet presioni dhe ndëshkimi

August 10, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

August 10, 2026
Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com