Skuadrat kineze ia kanë mësyrë edhe yllit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang
Skuadrat kineze nuk kanë të ndalur. Pas Carlos Tevezit, Oscarit e Axel Witsel, edhe Pierre-Emerick Aubameyang mund të përfundoj në Superligën e Kinës.
Sipas të përditshme sportive madrilene, AS, skuadra SIPG Shanghai i ka ofruar Borussia Dortmundit 150 milionë euro për sulmuesin e Gabonit.
Kurse, lojtarit i kanë ofruar një pagë prej 41 milionë euro në sezon. Nëse, Aubameyang transferohet në SIPG Shanghai do të bëhet lojtari më i paguar në botë.
Deri më tani lojtari më i paguar në botë është Carlos Tevez, i cili te Shenhua Shanghai përfiton 40 milionë euro në sezon. /Express/a.k