• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Oferta e Ramës për Bashën ‘bujare’ politikisht dhe e kopsitur nga pikëpamja kushtetuese

by A R
05/05/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Në kushtet kur Parlamenti është i shpërndarë, praktikisht nuk ka më asnjë shans, qoftë për të votuar Vetting-un apo edhe për të bërë emërime ministrash. Në këto rrethana duket qartazi se oferta e Ramës për Bashën për përfaqësim në rang zv/kryeministri dhe zv/ministrash për të monitoruar procesin e zgjedhjeve është jo vetëm ‘bujare” si gjest politik, por edhe e kopsitur në planin legjislativ.

Në bazë të Kushtetutës, votimin e së cilës PD e ka bojkotuar në vitin 1998, parlamenti i shpërndarë rithirret apo i zgjatet mandati vetëm në rastin e një gjendje lufte.

Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet saktësisht se “Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për sa kohë zgjat ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë ai rithirret vetëvetiu”.

Pra kuptohet se Kuvendi nuk mund të rithirret në asnjë rrethanë tjetër. Në këtë mënyrë edhe legjislativisht nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të thirrur Kuvendin për miratuar ‘ministra teknik’ apo çfarëdo qoftë. Në bazë të Kushtetutës është kryeministri që çon emrat e ministrave tek Presidenti për dekretim dhe më pas dekretet kalojnë për votim në Kuvend. Në rrethanat aktuale, kur parlamenti është i shpërndarë, nuk ka asnjë parashkrim ligjor që Kuvendi thirret për të miratuar dekretet për ministrat. Pavarësisht rëndësisë, Kuvendi nuk mund të thirret edhe për Vetting-un.

Në këto kushte oferta e Ramës për zv/ministra, emërimi të cilëve nuk ka nevojë për dekret të Presidentit e as votim në Kuvend, duket oportune, pavarësisht se nuk plotëson kushtet e PD-së. Gjithshka mund të kthehet kokëposhtë vetëm nëse duan ta bëjnë “leckë” Kushtetutën. Shqipëria nuk është në gjendje lufte dhe as në ndonjë situatë të jashtëzakonshme. Është thjeshtë në një situatë ku një forcë politike ka humbur busullën dhe kërkon personalisht të dalë nga sistemi politik duke bojkotuar zgjedhjet.   /javanews.al

Next Post
Juventus nuk ndalet, ofron Mandzukic dhe para për Sanchez

Shifrat / Asnjë gol në "shtëpi", a është ky Juventusi më i mirë në histori?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In