• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Oferta e lartë në Tiranë frenon rritjen e çmimit të qirasë

by A R
18/09/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit, vërshimi i studentëve në fillim të shtatorit shoqërohej me rritje të çmimit të qirave në kryeqytet. Mund të thuhet se në këtë periudhë të vitit, që përkon edhe me nisjen e sezonit të ri në shkollë, kërkesa për apartamente me qira në Tiranë arrin kulmin.

Megjithatë, sipas agjentëve të tregut, çmimet e qirave kanë mbetur në të njëjtin nivel. Sipas Armand Shkambit, nga agjencia Real D, kjo shpjegohet me rritjen e ofertës për të dhënë apartamente me qira.

Edhe sipas Klajdi Memajdinit, nga agjencia e pasurive të paluajtshme DevInf, oferta e lartë për të dhënë shtëpi me qira ka bërë që në këtë periudhë çmimet e qirave të mos rriten, ose të rriten lehtë në zona të caktuara.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, çmimet nga periferia në qendër për shtëpi me qira ndryshojnë me 50 euro.  Për apartamentet me hapësirë banimi 1+1, çmimi mesatar është rreth 250 euro, ndërsa në zonat më pranë qendrës, rreth 300 euro. Për sipërfaqe më të mëdha, çmimi varion nga 300 euro deri në 450 euro.

Në zonat elitë, si ish-Blloku, Liceu Artistik, zona pranë Radio Televizionit Shqiptar, çmimi për apartament me qira është mbi 500 euro.

Po investohet në prona me qëllim lënien me qira

Sipas ekspertëve të tregut, individët, të cilët po investojnë në prona të paluajtshme me qëllim lënien me qira janë shtuar. Apartamentet po blihen kryesisht për qëllime investimi. Sipas Dritan Cakës, nga agjencia DevInf., ka një kërkesë të shtuar për shtëpi të dyta nga grupi i individëve që u përkasin profesioneve të lira, si dentistët, mjekët, avokatët, farmacistët, të cilët po blejnë një banesë të dytë për ta dhënë me qira, veçanërisht në zonën e Liqenit të Thatë apo në Komunën e Parisit.

Shqipëria, me kthimin më të lartë nga qiraja në rajon

Sipas Numbeo.com, portalit me bazën më të gjerë të të dhënave për kostot e jetesës, treguesit e banesave, trafikut, krimit dhe ndotjes, Shqipëria renditet e para në rajon për sa i përket kthimit nga qiraja.

Ky tregues përllogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e apartamentit dhe shprehet si përqindje. Nga të dhënat më të fundit, kthimi vjetor i qirasë për apartamentet në qendër më Shqipëri është 3.9%, ndërsa mesatarja e rajonit është 3.5%.

Për apartamentet në periferi, kthimet nga qiraja vjetore janë më të larta, argumentuar me faktin se çmimet janë më të lira, ndërsa hendeku midis qirave nga qendra në periferi është më i ngushtë. Kosova dhe Shqipëria kanë kthimin më të lartë nga qiraja në të gjitha rajonin, ku ky tregues përllogaritet rreth 5%, 1 pikë për qind më shumë se mesatarja e rajonit për kthimin nga apartamentet në periferi. /monitor

Qiratë (minimumi) sipas zonës dhe madhësisë së apartamentit
Qendër Periferi
1+1 300 250
2+1 350 300
3+1 400 350

kthimi nga qiraja

Next Post
Mustafa takon kandidatët për kryetar komunash

Mustafa takon kandidatët për kryetar komunash

Comments 1

  1. Rona says:
    9 years ago

    Nje lajm pozitiv per te gjithe te interesuarit sidomos per studentet e rretheve por jo vetem, qe qerate e banesave mbeten te pandryshuara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In