• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oferta e Edi Ramës për çështjen Beleri

by Mero Baze
27/08/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Besoj që Edi Rama ka mërzitur shumë njerëz  në Athinë me gjuhën e butë dhe anashkalimin e replikave me homologun  e tij grek Micotaqis, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kësaj beteje i heq zhurmën, ajo nuk ka asgjë tjetër dhe këtë e dinë më mirë se kushdo ata që po përpiqen ta mbajnë gjallë.

Në intervistën për gazetën më të njohur greke Kathimerini, Edi Rama mbrojti pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me çështjen Beleri, dhe kritikoi opozitën e majtë greke, që I hedh benzinë zjarrit, duke nxitur qeverinë kundër Shqipërisë, në vend që të bënte të kundërtën. Por aktet e kryeministrit Micotaqis kundër tij, I anashkaloi pa koment, duke I konsideruar nevoja politike të tij, të cilat çojnë mesazhe të gabuara.

Duket se intervista nuk synonte Micotaqisin, por opinionin publik grek dhe opozitën e cila mund të luaj një rol pozitiv në zbutjen e histerisë antishqiptare .

Por megjithëse Rama nuk u tërhoq nga asnjë pozicion I derisotëm rreth çështjes Beleri, përveç gjuhës së ashpër që përdori ndaj tij në fushatë, ai duket se dha një dritë shprese për të ardhmen e Belerit, por jo për tu liruar, me qëllim betimin.

Rama sqaroi se qeveria dhe ai personalisht nuk ka asgjë në dorë që të liroj kryetarin e zgjedhur të Himarës për të bërë betimin. Lirimi nga paraburgimi është çështje e gjykatës dhe të tre shkallët ja kanë refuzuar këtë kërkesë.

Por duke shmangur konfuzionin që ekziston nga pikëpamja ligjore për të ardhmen e  mandatit të tij, Rama sqaroi se ajo që ka në dorë qeveria është të mos bëj asnjë veprim për shkarkimin e tij apo ndërprerjen e mandatit derisa të përfundoj gjykimi në tre shkallë.

Ky premtim I tij zhbën gjithë panikun flas të ngritur në Athinë se qeveria nuk e lejon Belerin të betohet se do ti djeg mandatin pas tri muajsh,.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka kompetencë të ndërpresë mandatin e një bashkiaku kur është nën akuzë dhe Edi Rama e ka aplikuar disa herë për bashkiakët e tij si ai I Lushnjës Bulqizës Peshkopise, apo Kuksit.

Meqë rasti Beleri është një precedent ti ri, nuk ka ndonjë standard ligjor se si duhet vepruar në raste të tilla ndaj premtim I Ramës që qeveria do te pres tre shkallët e gjykimit të tij për të marrë një vendim, është një distancë serioze nga çështja dhe një mënyrë për të rrëzuar gjithë presionin që bëhet për tu betuar sa më shpejt, me arsyetimin se digjet ndonjë afat.

Në zgjedhjet e shkuara kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi qëndroi gati 3 vite e ca në detyrë, pasi kryetari I zgjedhur I Bashkisë së Shkodrës nga Partia Socialiste u penalizua nga ligji I dekriminalizimit sapo u zgjodh nga populli. As ai nuk arriti të bëj betimin, edhe pse ishte I lirë dhe kryetarja e mëparshme qëndroi në detyrë derisa u bën zgjedhje të reja.

Pak a shumë kjo është formula që do aplikohet dhe në Himarë. Beleri duhet të pres të gjykohet në tre shkallët për të fituar pafajësinë, ose për të humbur mandatin. Ajo që Edi Rama premtoi është se qeveria nuk do të pëzihet në këtë proces derisa të flas drejtësia.

Kjo mund të shuaj paksa zhurmën e atyre që besojnë vërtet se qeveria do ta mbaj Belerin në burg. Kurse ata që e dinë të vërtetën por duan zhurmë, natyrisht nuk I ndal dot.

Next Post
Paralajmërimi për përmbytje/ Bashkia Lezhë njoftim për banorët: Të martën pritet furtunë shiu

Paralajmërimi për përmbytje/ Bashkia Lezhë njoftim për banorët: Të martën pritet furtunë shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com