• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Oda Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim për miratimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë

by E S
01/11/2025 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe çuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vendit për vitin 2026, duke thënë se vendi ende nuk ka qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveria në detyrë e miratoi buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij pas kundërshtimeve të shumta.

Të shtunën, Oda Amerikane theksoi në një komunikatë se vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga “një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik”.

“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike”, tha ajo.

Partitë tjera shqiptare dhe shoqëria civile e kanë vënë menjëherë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit, duke thënë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nguli këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.

OAEK për rritjen e pagës minimale: Mund ta rrezikojë stabilitetin e tregut të punës

Oda Amerikane gjithashtu e komentoi edhe vendimin e Qeverisë në detyrë për ta rritur pagën minimale në 500 euro duke filluar nga janar.

Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

OAEK nënvizoi se çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, tha ajo.

Oda Amerikane paralajmëroi gjithashtu se miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike në këtë fazë “mund të cenojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore për vitet në vijim dhe të çrregullojnë tregun e punës, duke rritur pritshmëritë për paga më të larta në sektorin privat dhe duke ndikuar kështu në konkurrueshmërinë e përgjithshme të ekonomisë”.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i tha Radios Evropa e Lirë të premten se vendimet e Qeverisë në detyrë për buxhetin e ri dhe rritjen e pagës minimale e pensionit dhe beneficioneve, do të sjellin pasoja të shumta për qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.

“Ky buxhet nuk mund ta përballojë këtë kosto që e ka propozuar sot Qeveria. Dhe, mospërballimi do të ndikojë në rritjen e taksave, në rritjen e kontributeve të tjera, që duhet t’i paguajnë njerëzit për ta mbushur buxhetin, ose për t’i paguar këto rritje”, tha Bektashi./Rel/

Next Post
Egjipti hap muzeun më të madh në botë/ Begaj i ftuar në inaugurim: Një qendër unike e kujtesës njerëzore

Egjipti hap muzeun më të madh në botë/ Begaj i ftuar në inaugurim: Një qendër unike e kujtesës njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

June 17, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pse “Flamingot” nuk po kthehen dot në Lëvizje?!

June 17, 2026
Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

June 17, 2026
“Epsteini” ynë

Neoprotestuesja dhe “kmesa e mprehtë” që ka rrëmbyer

June 17, 2026
Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

June 17, 2026
Papa dënon “barbarinë” në Gaza, 73 palestinezë vriten teksa prisnin ushqimet

“Duhet të eliminojmë armët”, Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran

June 17, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria po përdoret si platformë e zemërimit anti-Trump në mbarë botën

June 17, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Mila për largimin e Koçekut: Vendim personal që nuk cenon PS, 83 mandatet u përkasin socialistëve dhe votuesve tanë

June 17, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

June 17, 2026
Deputeti i PD: Patronazhistët po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve në rrjete sociale!

Deputeti i PD: Patronazhistët po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve në rrjete sociale!

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In