• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare dhe strategjinë e ndjekur për uljen e kurbës ndaj COVID-19

by Java News
12/04/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzalez Montero ka komentuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare situatën aktuale të krijuar prej COVID-19.

Në një intervistë për ATSH-në, kreu i OBSH-së ka vlerësuar veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria shqiptare, veçanërisht ne zbatimin e rreptë të distancimit fizik dhe bindjen e jashtëzakonshme nga populli shqiptar, të cilat sipas tij, kanë kontribuar që Shqipëria të ketë një situatë të kontrolluar të epidemisë.

“Reagimi i qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 mund të vlerësohet më mirë nga rezultatet në kontrollin e epidemisë. Ky numër i ulët na lejon të mendojmë se masat e kontrollit po japin efektin e dëshiruar. Veprimet e ndërmarra me kohë nga qeveria e Shqipërisë, veçanërisht zbatimi i rreptë i distancimit fizik dhe bindja e jashtëzakonshme nga populli shqiptar kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë kontroll. Politika e testimit të rasteve të dyshuara, sipas rekomandimeve të OBSH-së, identifikimi i rasteve pozitive, ndjekja e kontakteve dhe kujdesi ose izolimi kur ka qenë e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së, ka qenë përcaktues për të “ulur kurbën” në Shqipëri’.

I pyetur lidhur me testimet që po kryhen nga ana Instituti i Shëndetit Publik per rastet e dyshuara, kreu i OBSH-së tha se “secili vend duhet të hartojë një strategji testimi efektive dhe të mundshme në përshtatje me karakteristikat e epidemisë në atë vend. Në kontekstin e vendeve që ndeshen me raste të ndryshme, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon që të gjitha rastet e dyshuara të testohen për COVID-19 sipas përcaktimeve të OBSH-së, ashtu siç po bëhet në Shqipëri. OBSH aktualisht rekomandon diagnozën COVID-19 me anë të testeve molekulare ose siç njihen ndryshe testet PCR. Kjo është përgjithësisht strategjia aktuale e testimit në Shqipëri. Kjo strategji po jep rezultate të mira, duke lejuar zbulimin e rasteve dhe gjurmimin e kontakteve. Është absolutisht e nevojshme të përdoret stoku i disponueshëm i testeve në një mënyrë që parandalon çdo përdorim të tepërt që mund të rezultojë në shterje të stoqeve”.

Kreu i OBSH argumentoi se laboratori ku po kryhen testimet e rasteve të dyshuara për COVID-19 është i certifikuar dhe me cilësi të lartë. “Laboratori Institutit të Shëndetit Publik është i certifikuar nga OBSH për kryerjen e testimit COVID-19. Stafi, objektet dhe procedurat sigurojnë cilësinë e lartë të testeve të kryera”-u shpreh ai për ATSH-në.

 

Për testet e imunitetit, Gonzales u shpreh ndër të tjera se “testet e shpejta, veçanërisht testet serologjike nuk rekomandohen aktualisht nga OBSH për diagnostikim, pasi ato akoma nuk janë të vërtetuara. Laboratorët e referimit të OBSH-së për COVID-19 aktualisht janë duke kryer studime të vlefshmërisë së analizave tregtare në bashkëpunim me Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Sidoqoftë, disa vende tashmë i përdorin këto teste dhe inkurajohen të mbledhin të dhëna dhe të shkëmbejnë përvojat. Testet serologjike mund të duken më të mira për strategjitë masive të testimit dhe këto mund të kenë një rol kryesor në vendosjen e heqjes se bllokimeve, për shembull për të testuar ata punëtorë që kthehen në aktivitetin e tyre. Këto teste gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme për të pasur një njohuri më të thellë për shtrirjen e epidemisë në një vend të caktuar”.

BE thotë se mbyllja e kufirit ka shkaktuar uljen e trafikut ajror në bllok në pothuajse zero. Fluturimet e vetme që funksionojnë kryesisht janë për ngarkesë dhe riatdhesim. BE-ja nxiti veprimin e njëanshëm për të përmirësuar përhapjen e virusit, pasi shumë vende fillimisht zgjodhën vet mbylljen e kufijve.(Forbes, scan)

 

 

Next Post
Shkencëtarja australiane: Na duhet një plan B, po sikur vaksina e koronavirusit të mos bëhet!

Shkencëtarja australiane: Na duhet një plan B, po sikur vaksina e koronavirusit të mos bëhet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

January 7, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

“Gaz Bardhi produkt i qeverisë teknike”, gazetari kundër kërkesës së Berishës: Do pushtet në tavolinë

January 7, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Deputetët janë memecë”, Shehi paralajmëron ndryshime rrënjësore në politikë

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In