• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OBSH jep alarmin, rishfaqet epidemia e fruthit në mbarë botën

by Java News
27/05/2019 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është Java Botërore e Imunizimit dhe sot do të përqendrohemi tek një sëmundje që mund të çrrënjoset, sikurse lija e dhenve, apo siç ndodh me poliomelitin, në sajë të disa programeve ndërkombëtare. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson, në vend që të zhdukjet, sëmundja vdekjeprurëse e fruthit kohët e fundit po njeh një rikthim.

Fruthi është një sëmundje që prek vetëm njerëzit, kështu që mund të fshihet tërësisht nga faqja e dheut ashtu sikurse lija.

Por pavarësisht se ekziston një vaksinë shumë e efektshme dhe e sigurtë, kohët e fundit ka patur një rikthim të fruthit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, rastet e fruthit janë trefishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Në Afrikë, situata është edhe më e rëndë Afrika pati një rritje prej 700 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Në Madagaskar ka patur pothuajse 1,000 vdekje dhe dhjetëra mijëra persona të infektuar” – thotë Dr. Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Në Brooklyn të New Yorkut, shpërthimi i fruthit në mesin e hebrenjve hasidikë e detyroi Kryetarin e Bashkisë të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme.

Instituti Kombëtar i Shëndetit paralajmëron se rënia e numrit të vaksinimeve për fruthin është duke shkaktuar një ringjallje globale të kësaj sëmundjeje shpesh vdekjeprurëse, përfshirë edhe SHBA, e cila është e parandalueshme.

Para se vaksina të bëhej e disponueshme në vitet 1960, në mbarë botën patën vdekur nga fruthi rreth dy milionë njerëz. Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit infektoheshin nga fruthi tre deri në katër milionë njerëz.

“Një në dhjetë fëmijë që preken nga fruthi pësojnë infeksion të veshëve, që mund t’u shkaktojnë shurdhim. Një në njëzet vetë kalojnë pneumoni, një në një mijë vete pësojnë ënjtje të trurit, apo encefalit; një deri në tre për një mijë vetë që preken nga kjo sëmundje vdesin. Pra, të thuash se fruthi është një sëmundje e parëndësishme, nuk është aspak e saktë “, – thotë Dr. Fauci.

Komplikimet e sëmundjes janë edhe më të rënda në vendet e varfëra.

“Duke filluar me fëmijët, të cilët janë më të rrezikuarit; ata mund të jenë të kequshqyer, mund të kenë sistemin imunitar me probleme; mund të jenë nën peshë dhe mund të mos kenë qasje tek kujdesi shëndetësor, kështu që fruthi është një vrasës i madh ” – thotë Dr. Walter Orenstein, i Qendrës së Vaksinave në Universitetin Emory.

Njerëzit kanë 90 për qind shanse të preken nga fruthi nëse nuk janë të vaksinuar dhe bien në kontakt me një person të infektuar.

“Është një sëmundje shumë infektive, që i prek të gjithë ata që nuk janë të mbrojtur.”- thotë Dr. Rebecca Martin, e qendrës CDC.

Zgjidhja është që ata të marrin dy doza të vaksinës së fruthit. Kjo do të thotë që prindërit duhen edukuar lidhur me sëmundjen dhe rëndësinë e vaksinës.

Po aq e rëndësishme është që vaksinimi të jetë një përparësi e sistemeve shëndetësore në mbarë botën.

Next Post
Qindra alpinistë po rrezikojnë jetën, çfarë po ndodh në Everest?

Qindra alpinistë po rrezikojnë jetën, çfarë po ndodh në Everest?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In