• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OBSH jep alarmin për fruthin, 21 mijë raste në Evropë, 35 viktima

by A R
19/02/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fruthi është rikthyer në Europë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se sëmundja ka prekur plot 21 mijë e 315 persona dhe ka shkaktuar 35 viktima në vitin 2017, pas një numri më të ulët rastesh të një viti më parë.

Zyra rajonale e OBSH-së për Europën ka publikuar të dhënat e reja për vitin e kaluar, një ditë para takimit ministror për vaksinimin, që do të mbahet në Mal të Zi më 20 shkurt.

“Çdo person i ri, i prekur nga fruthi në Europë, na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, mbeten në rrezik të preken nga sëmundja dhe ta përhapin te të tjerët. Mbi 20 mijë raste të personave të prekur nga fruthi dhe 35 jetë të humbura vetëm në vitin 2017 janë një tragjedi, të cilën thjesht ne nuk mund ta pranojmë”, thotë dr. Zsuzsanna Jakab, drejtore e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europën.

Vala më e fundit e shpërthimit të rasteve të fruthit prek 1 në 4 shtete europiane. Numri më i madh i rasteve janë raportuar në Rumani, me 5.562 raste, Itali me 5.006 raste dhe Ukrainë, me 4.767 raste, vende këto ku kohët e fundit ka pasur një tendencë në rënie të vaksinimit.

Greqia, me 967 raste, Gjermania me 927 raste, Serbia me 702 dhe vende të tjera kanë regjistruar po ashtu një rritje të ndjeshme. OBSH njofton se është angazhuar në fronte të ndryshme për të parandaluar përhapjen e rasteve të reja, ku rol kryesor ka ndërgjegjësimi i publikut për vaksinimin./a.m.

Next Post
Në këtë ditë, më 19 shkurt, lindi Kopernik dhe vdiq Zhid, Hamsun dhe Ten Hsiao Pin

Në këtë ditë, më 19 shkurt, lindi Kopernik dhe vdiq Zhid, Hamsun dhe Ten Hsiao Pin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com