• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Objektivi i Ramës, jo koalicione paszgjedhor me parti të vogla

by Java News
12/06/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama duket i vendosur që të mos lejojë më një koalicion paszgjedhor me parti të vogla, që siç thotë ai kushtëzojnë votat e tyre në parlament me vendet që kërkojnë në administratën shtetërore.

Pas kësaj deklaratë të bërë në komunikimin javor, mesnatën e të dielës Rama ka zhvilluar një video – konferencë të gjithë drejtuesit e fushatës së socialistëve në qarqet kryesore të Shqipërisë. Burime të rezervuara thanë për Televizionin Klan se në këtë bashkëbisedim, Kryeministri ka vendosur disa pika mbi “i” lidhur me fazën finale të fushatës.

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimin javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administratës me LSI apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërjes, për hir të numrave në parlament, është i papranueshëm për të.

Koordinatorët socialistë kanë qenë njëzëri dakort, thonë të njëjtat burime, për faktin që koalicioni me LSI është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.

Por Rama ka sqaruar se kjo nuk është një luftë politike me partinë e Ilir Metës, apo të Shpëtim Idrizit, po një betejë për jetë a vdekje për të shembur sistemin e copëzimit të administratës.

Në këndvështrimin e Ramës pastrimi i zyrave të shërbimit për qytetar nga të emëruarit e partive në hipoteka, patenta, inspektorate, është po aq jetik për shkatërrimin e korrupsionit, sa edhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e korruptuar.

Rama mësohet se u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se nuk është problem i socialistëve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike apo personale ndaj tyre dhe sipas tij socialistët nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën e të tretit të vërtetin.

Burimet thanë për Televizionin Klan se ky bashkëbisedim virtual i Ramës ka zgjatur deri në orën 1 pas mesnatës dhe porosia e fundit që ka lënë Kryeministri ka qenë që të flitet hapur me njerëzit e t’u bëhet e qartë se vota për çdo parti të vogël, nuk do të çojë me tek tepsia e pushtetit asnjë nga këto parti. Tv Klan

ma.me

Next Post
Koka fushatë kundër PS: Ata që votuat në 2013-ën nuk bënë asgjë për Durrësin

"Basha ka vetëm një hall që kërkon t'ja zgjidhë Rama", sulmon ministri i LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In