• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Objektivi për mbylljen e negociatave deri në 2027, BE program 7.2 milionë euro për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë

by S T
14/02/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë euro e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kjo mbështetje përputhet me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përshkruar në Planin e saj Kombëtar për Integrimin Evropian, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Projekti do të ofrojë asistencë të synuar për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Nëpërmjet ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE do të mbështesë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.

Ky program gjithëpërfshirës do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë në përshpejtimin e integrimit në BE, që nënkupton mbështetjen e vendit për të kapur të gjitha mundësitë e disponueshme të para-anëtarësimit, si pjesëmarrja në programet dhe strukturat e BE-së.

Programet strategjike të trajnimit do të zhvillohen për të forcuar aftësitë e administratës publike, jo vetëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit me sukses, por edhe për të siguruar që institucionet shqiptare të jenë plotësisht të përgatitura për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.

Për më tepër, qeveria do të përfitojë nga ekspertiza e përkushtuar për të zbatuar Planin e Rritjes dhe Axhendën e Reformës përkatëse që ajo ka miratuar.

Me këtë rast, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato rikonfirmoi angazhimin e fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë.

“Perspektiva e BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy grupeve të negociatave me BE-në vitin e kaluar, dhe duke qenë se vendi synon të hapë të gjitha grupet deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar. Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm në finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe në përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”, u shpreh ai.

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh se, “Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të integrimit në BE. Që kur iu dha statusi i kandidatit për në BE në vitin 2014, Shqipëria ka punuar pa u lodhur për të harmonizuar politikat, institucionet dhe praktikat e saj me standardet e BE-së. Sot Shqipëria është në një rrugë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në BE, me synimin për të përfunduar të gjitha reformat kryesore deri në vitin 2027 dhe për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. Ndërsa ecim përpara, ne vlerësojmë mbështetjen e BE-së në këtë moment kyç për procesin. Së bashku, ne mund të sigurojmë që Shqipëria jo vetëm të përmbushë standardet e nevojshme, por të përshpejtojë përparimin e saj drejt anëtarësimit në BE”.

Mbështetja e ndërgjegjësimit publik dhe komunikimit rreth BE-së

Sondazhet e fundit të opinionit të porositura nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri tregojnë se 97 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE.

Megjithatë, këto sondazhe nxjerrin në pah gjithashtu ndërgjegjësimin e kufizuar të publikut për procesin e anëtarësimit dhe projektet specifike të financuara nga BE që tashmë janë duke u zhvilluar në Shqipëri.

Për të adresuar këtë, BE-ja në Shqipëri dhe qeveria shqiptare, nëpërmjet projektit EUIS, do të forcojnë komunikimin dhe transparencën midis qeverisë dhe aktorëve joshtetërorë, përfshirë shoqërinë civile, akademinë, bizneset, të rinjtë dhe qytetarët. Përpjekjet e përbashkëta do të synojnë të shpjegojnë procesin e negociatave, si dhe ndikimin e anëtarësimit në BE.

Një fokus kyç do të jetë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për Planin e Rritjes, i cili mund t’i sjellë Shqipërisë gati 1 miliard euro në grante dhe investime në infrastrukturë. Ky plan është krijuar për të reduktuar hendekun social-ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së, duke nxitur modernizimin dhe dixhitalizimin, duke forcuar ekonominë dhe shtetin ligjor të Shqipërisë dhe duke rritur konkurrencën e saj. Këto përpjekje synojnë të përgatisin Shqipërinë për t’u integruar plotësisht në tregjet e përbashkëta rajonale dhe evropiane, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke ofruar mundësi më të mira arsimimi dhe trajnimi për qytetarët.

Kjo nismë bazohet në suksesin e programeve të mëparshme të mbështetjes së BE-së, të cilat luajtën një rol kritik në përfundimin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave.

Next Post
31-vjetori i PS/ Petro Koçi: Ka qenë parti më e vuajtur se PD, kjo gjë i ka bërë mirë!

"Nuk e bënë as për arrestimin e Berishës", Petro Koçi për tensionet në Kuvend: Skenar i parapërgatitur, çështja "Veliaj" ishte thjeshtë sebepi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

July 28, 2026
Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

July 28, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

July 28, 2026
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

July 28, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In