• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Objektivi i parë kriminelët, Rama-Çakos: Të goditen “kokat” e kanabisit

by A R
18/07/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Task Forca kundër drogës zhvilloi sot mbledhje ne radhës me prezencën e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit i bëri thirrje Drejtorit të Policisë, Haki Çako, që puna e policisë të fokusohet në goditjen e “peshqve të mëdhenj”.

Ai tha se pavarësisht arritjeve, duhet bërë ende shumë për goditjen e “kokave” të mëdha.

“Të angazhohemi për goditjen e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve. Policia ka bërë një punë shumë të mirë në këto 46 muaj por jemi të vetëdijshëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimin e aseteve ka shumë për të bërë. Është një nen i vjetër në Kodin Penal por që tani po gjen zbatim me vendosmëri dhe është mesazh i qartë për të gjithë ata që implikohen në këtë aktivitet, duke menduar se do ta hedhin sërish lumin siç e kanë hedhur në të shkuarën’ u shpreh kreu i qeverisë.

Rama gjithashtu vlerësoi punën e policisë të bërë në luftën kundër kanabisit, duke tentuar të fshijë nga harta e territorit të Shqipërisë të gjithë drogën.“Partnerët tanë italianë nuk janë formalitet në këtë vend, por janë bashkëpunëtorë të një pune të jashtëzakonshme që po kryhet në një proces aspak të lehtë. Ky bashkëpunim e ka ngushtuar hapësirën e krimit. Besoj që kjo është një punë sistematike nga ana e qeverisë dhe e policisë së shtetit që prej ditës së parë kur ne nisëm këtë betejë të gjatë. Kjo është edhe shprehje kuptimplotë e të vërtetës se pavarësisht trashëgimisë së vështirë, suksesi spektaktolar i arritur në Lazarat po bëhet i tillë në të gjithë hartën e territorit të vendit.

Gjirokastra është një qark me shifrat zero në kultivimin e kanabisit, ashtu sikurse ka mbërritur Elbasani e Korça. Ndërkohë që kemi ulje drastike në shifra minimale të kultivimit. Policia ka këmbëngulur të hyjë në skutat më të errëta duke marrë parasysh edhe rreziqet në terrene të vështira, dhe duke pësuar dhe lëndime të lehta në njerëz. Prania e kanabisit 27 vjet në Shqipëri, pavarësisht zhdukjes së grupeve kriminale, kjo do të lërë gjurmët e veta. Objektivi i parë themelor duhet të jenë në këtë proces kriminelët dhe më pas bimët, jo bimët dhe pastaj shohim e bëjmë për kriminelët,” tha Rama.

Çako: Risk qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë
Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se pavarësisht aksioneve, qarqet me risk më të lartë mbeten Shkodra, Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të task forcës.

/a.m.

Next Post
Këto janë ushqimet që e luftojnë kancerin

Këto janë ushqimet që e luftojnë kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com