• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Obama vizitë të shkurtër në Hanover

by Aalison Pearse Stevens
24/04/2016 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Barack Obama viziton Gjermaninë për herë të pestë dhe me  shumë mundësi të fundit si President i SHBA. Mikpritja e Kancelares Merkel ishte e përzemërt, megjithatë në agjendë ngelen tema të vështira për t’u biseduar,” shkruan ‘Der Spiegel’ në artikullin e së Dielës, datë 24.04.2016.    

 Në një situatë reshjesh të dendura avioni “Air Force One” preku të Dielën aeroportin “Hannover-Langenhagen”. Barak Obama e ka nisur vizitën e tij e pestë në Gjermani, dhe ndoshta të fundit në cilësinë e Presidentit të SHBA, në kushtet e pafavorshme të motit të muajit Prill. Ceremonia, gjatë së cilës Kancelarja Gjermane, Angela Merkel e CDU, priti Obamën në  Pallatin Herrenhausen në Hanover me nderime ushtarake, u zhvillua në mot të kthjellët. Pas përshëndetjes së përzemërt të dy ata dëgjuan para kopshtit me sfond barok himnet kombëtare të dy vendeve dhe parakaluan përgjatë Gardës së Nderit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Pas një bisede kokë më kokë Merkel dhe Obama hapen Panairin e Hanoverit në orën 18.00. SHBA-të janë këtë vit pritësit e panairit industrial më të madh të botës. Pritet që Obama ta përdorë vizitën e tij në Gjermani, për të përmbyllur marrëveshjen e diskutueshme të tregtisë së lirë TTIP (Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve) mes vendit të tij dhe BE.

obama752_v-vierspaltig

Por ka gjasa të diskutohet edhe mbi krizat në Siri dhe Libi dhe kërcënimin lidhur me terrorizmin. Të Dielën në mbrëmje Merkel dhe Obama do të takohen për një darkë pune me përfaqësues të biznesit të dy vendeve.

Vizite pa Michelle

Të hënën në mëngjes, Kancelarja Gjermane dhe Presidenti Obama kanë planifikuar një vizitë të përbashkët në Panairin e Hanoverit, ku Obama do të mbajë një fjalim. Para nisjes së tij Merkel dhe Obama do të takohen të hënën pasdite së bashku me Kryeministrin Britanik, David Cameron, Presidentin Francez, François Hollande, dhe Kryeministrin Italian, Matteo Renzi, për të diskutuar mbi çështjet botërore.

Michelle Obama nuk ka ardhur në Gjermani. Zonja e Parë tashmë është kthyer sërish në SHBA. Ajo kishte shoqëruar presidentin në Londër, ku çifti kishte takuar ndër të tjera Mbretëreshën pothuajse 90 vjeçare të Anglisë dhe Princin e vogël George.

Para se presidenti amerikan të vizitonte Gjermaninë, Michelle la delegacionin, pasi kishte një takim në SHBA: Të shtunën në mbrëmje ajo mbajti një fjalim para të diplomuarve të Jackson State University në Shtetin e Misisipit.

Përgatiti Horald Kulli

Next Post

Drejtimi i PSD, Laurent Blanc konfirmohet në krye të francezëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In