• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Obama: Të gatshëm për bashkëpunim me Moskën dhe Teheranin

by Java News
28/09/2015 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se ishte i gatshëm për të punuar me Rusinë dhe Iranin për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Siri, por dënoi mbështetjen për ”tiranin” Bachar al-Assad, që Moska dhe Teherani dëshirojnë ta mbajnë në pushtet.

Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja nuk dëshiron një rikthim në Luftën e Ftohtë me Rusinë, pavarësisht sanksioneve të vendosura kundër Moskës për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Ai mbështeti marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në muajin korrik me Iranin dhe i kërkoi Kongresit të heqë embargpn ekonomike amerikane kundër Kubës, që nuk duhet të jetë më në zbatim.

“SHBA-ja është e gatshme të punojë me çdo vend duke përfshirë këtu Rusinë dhe Iranin, për zgjidhjen e konfliktit në Siri”, theksoi Obama.

“Por ne duhet të pranojmë se pas kaq shumë gjaku të derdhur dhe vrasjeve, nuk mund të ketë një rikthim në gjendjen para luftës”, shtoi ai.

Presidentët rus, Vladimir Putin dhe iranian, Hassan Rohani do të shprehen gjithashtu në tribunën e OKB-së.

Obama akuzoi Bachar al-Assad se ishte një ”tiran” që masakronte fëmijët e pafajshëm.

Duke iu referuar qëndrimit të Moskës, ai dënoi logjikën që konsiston në mbështetjen e tiranit Bachar al-Assad, me pretendimin se kjo alternativë do të ishte më e keqja.

Rusia dhe Irani kanë konfirmuar se prioritet për momentin është lufta kundër grupit të Shtetit Islamim që kontrollon gjysmën e Sirisë, dhe jo një ndryshim i regjimit në Damask.

Putin do të propozojë sot në OKB një koalicion të zgjeruar për të luftuar Shtetin Islamik.

Next Post

Shkodra konfirmohet si një nga 'kryeqytetet' e fotografisë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com