• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkodra konfirmohet si një nga ‘kryeqytetet’ e fotografisë botërore

by Java News
28/09/2015 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kuratorja e Muzeut të Armëve të Parisit, Sylvie Le Ray – Burimi, prezantoi Shkodrën si një prej kryeqyteteve të fotografisë botërore. Prezantimi u bë në Galerinë Colbert të Parisit, gjatë konferencës me temë “Kryeqytetet e fotografisë”, ku i ftuar ishte drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola.

Eventi, siç transmeton ATSH, u organizua nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA) Në datat 17 – 18 shtator 2015, ku ligjeruan disa kuratorë dhe kritik të fotografisë mbarëbotërore, duke prezantuar qytete dhe vende të ndryshme të botës.

Falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni dhe studiueses Leray – Burimi, për herë të parë u prezantuan fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi”, e themeluar në 1856 në Shkodër.

Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni zhvilloi gjithashtu një vizitë në ambjentet e Atelier de Restauration et de Conservation des Photographies de la Ville de Paris, ku pa nga afër funksionimin e kësaj qëndre profesionale për restaurimin e fotografisë.

Gjatë kësaj vizite, Bedeni u shoqërua nga drejtoresha Anne Cartier -Bresson e cila vetëm pak muaj më përpara kishte marrë pjesë në një shkollë për restaurimin e fotografisë në Fototekën Kombëtare “Marubi”. Ndër të tjera gjatë kësaj vizite u diskutua dhe për hapat e tjera që do të ndërmerren me në fokus arkivën e Fototekës Kombëtare “Marubi”.

Next Post

Totti, baba për herë të tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com