Kandidati presidencial, Donald Trump, ka ironizuar me presidentin Barack Obama, për vizitën e këtij të fundit në një xhami.
“Në xhami, Obama ndjehet si në shtëpinë e tij”, tha kandidati republikan. “Me gjithë problemet që kemi, Obama mund të shkonte në shumë vende, por ai vendosi të shkojë në një xhami. Ndoshta aty ndjehet më rehat se kudo”.
Pas vizitës së tij të parë në xhami si president, Obama foli në konferencën e përvitshme ndërfetare në Uashington.
“Muslimanët janë amerikanë si ne, motrat dhe vëllezërit tanë”, tha presidenti.