Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
“I dashur Zoti President, Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju falënderoj për mesazhin dashamirës ndërsa festojmë 239-vjetorin e pavarësisë sonë.
Ne e përdorim këtë mundësi për t’u përsiatur mbi idealet që udhëhoqën drejt shpalljes së një kombi të ri – një kombi të themeluar mbi parimet e respektit; të vetëqeverisjes; dhe të drejtat e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Këto vlera mbeten korniza e vendit tonë dhe lidhja që bashkon të gjithë popujt.
Ngjarjet e vitit të shkuar na ndërmendin rëndësinë e këtyre bindjeve dhe rolin që vendet tona kanë për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre lirive për të gjithë”, shkruhet në mesazhin e Presidentit amerikan Obama drejtuar Presidentit të Republikës.