• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O Zot ku po shkojmë”/ Aktori Trebicka shpërthen ndaj filmave të Mamaqit dhe Bes Kallakut: Janë përhapur si viruse të frikshme

by Java News
28/01/2020 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur Alfred Trebicka reagoi ashpër ndaj filmave të Ermal Mamqit dhe Bes Kallakut, duke i quajtur sharlatanë të kinemasë.

Trebicka u shpreh se në Shqipër njerëz pa asnjë lloj formimi dalin e vetëquhen kineastë, ndërsa i bëjnë të gjitha vetë nga regjia, skenarët dhe roli.

“Këtu po ndodh një fenomen jo i këndshëm në atdheun tonë të dashur. Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi dhe thonë unë jam kineast. Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Që të etiketosh dikë apo ti thuash dikujt që je kineast duhet ta pyesësh veten mirë sepse ka një mori komponentësh që duhet të zotërojë një individ që të quhet kineast apo të jetë i tillë.

Vetëshpallen kineastë, nuk dua ti përmend me emra sepse nuk është etike, por po i shohim nga dita në ditë, një film nga ky, një film nga ai dhe thua ore kush është ky që thotë një film ka ky. Ore bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Është e pamundur sepse nga historia e kinemasë, nga përvoja ime, vazhdimisht them me vete nëse ka art më të vështirë për tu ekzekutuar është arti i kinemasë, është art kompleks ka të bëjë me imazhin, zërin me mendimin, filozofinë, një mori komponentësh. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë do të bëj film,” u shpreh ai i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ndërsa pyetjes nëse i drejtohet filmave të fundit që po prodhohen në Shqipëri, Trebicka iu përgjigj: “Po. Edhe vetëshpallen, jam regjisor thotë ai, jam kineast sepse e njoh tregun. Këtu janë keqkuptuar shumë gjëra të tjera. Të bërit kinema apo film nuk është çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu ky, cili treg? Për cilin treg flasin këta? Unë si profesionist do ti quaja sharlatanë këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Dhe trumbetojnë, kanë ca mjete, kanë gjetur ca burime financiare që ata e dinë, punë e tyre as hyj dhe as nuk më intereson fare. Ti mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë por deri këtu, kur vjen puna për të nivelin profesional që do një vepër siç është filmi artistik “ndalu beg se ka hendek” tha ai, të lutem.”

Ndërsa shtoi se ka heshtur deri më sot, por tashmë e ka të pamundur pas sipas tij të vetëshpallurit kineastë janë bërë si viruse të frikshme.

“Jam skeptik dhe për njëfarë kohe kam heshtur dhe skam dashur të merrem me këtë gjë, por është e pamundur janë bërë si gripet, viruset e frikshme. Them o Zot ku po shkojmë sepse kjo është e tmerrshme, reklama pa fund, shitje pa fund,”- përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
“Uji bashkon njerëzit”, vendoset në Tiranë shatërvani për miqësinë shqiptaro-hungareze

“Uji bashkon njerëzit”, vendoset në Tiranë shatërvani për miqësinë shqiptaro-hungareze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com