• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O majmun, o legen”, debatet jashtë mikrofonit në Parlament

by A R
01/04/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka bllokuar dje sërish punimet normale të Parlamentit, duke zaptuar foltoren dhe duke mos lejuar kolegët të flasin për rendin e ditës.

Edhe pse që në fillim të seancës, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi se deputetja Valentina Leskaj kishte firmosur një letër në të cilën kërkonte që mandati i saj të shkonte për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, kjo nuk e ka “kënaqur” pakicën.

Debati në Kuvend është spostuar dhe për protestën e Parkut të Liqenit, ku deputeti Gent Strazimiri shkoi i armatosur. Gjatë seancës ra në sy mungesa e Strazimirit, çka u përdor nga deputetët e maxhorancës për të vijuar sulmet politike.

Tonet në Kuvend u acaruan kur deputetët e pakicës nuk lejuan as kreun e Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, të fliste në foltoren e Kuvendit. Ky i fundit, pas pushimit, u detyrua të fliste nga vendi.

“Opozita të zërë vendet dhe të dëgjojë mendimet e kundërshtarëve të tyre politikë dhe jo të uzurpojë foltoren e Parlamentit. Se flasin për puçe, s’ka puç më të madh se të mos lejosh fjalën e lirë në një Parlament demokratik”, tha dje Ruçi.

QËNDRIMI

Edi Paloka ka shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike, duke thënë se nuk do të lejohen punimet normale për sa kohë që nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i amendamenteve për ligjin e dekriminalizimit.

Paloka ka sulmuar Kryeministrin Rama, duke thënë se ai mban qëndrim lëpirësi me të huajt.

“Tashmë jemi mësuar me dy pamjet e Kryeministrit Rama, atë të lëpirësit me të huajt dhe të arrogantit me opozitën dhe qytetarët e thjeshtë. Ky është tipari kryesor i Ramës, siç është dhe paturpësia, përpara mashtrimit apo cinizmi sy më sy. Dje kërkoi të mashtrojë dhe komisionerin Hahn, duke i thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta dërgojë për interpretim te Gjykata Kushtetuese. Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vjen me kërkesë të opozitës për shqyrtimin e çështjes së konfliktit të interesit të dy deputetëve të maxhorancës. Komisioneri Hahn dje në fakt foli qartë dhe prerë për çështjet, e që sot janë në rend të ditës dhe në interes të shqiptarëve. ‘Zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbatoni Ligjin e Dekriminalizimit, krijoni kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kryeni reformën zgjedhore, dialog politik dhe konsensus për Reformën në Drejtësi’”, tha dje Paloka.

AKUZAT

Diskutimet në Parlament u shtuan kur Taulant Balla kërkoi nga demokratët të përjashtojnë deputetin Gent Strazimiri për armëmbajtje pa leje në tubime. Ai e ka quajtur deputetin e PD-së “Indiana Xhons”, i cili duhet të largohet nga Kuvendi. Balla ka kërkuar që Strazimiri të jepte sqarime se çfarë dorëzoi në komisariat, “armën pa leje apo këllëfin e Ristanit”.

Edi Paloka: Ne edhe sot do të jemi këtu në këmbë për të kundërshtuar që ky Parlament të zhvillojë punimet normalisht.

Xhemal Qefalia: Hapuni të flasë kryetari i grupit të PS.

Edi Paloka: Nuk ka për të fol njeri këtu…

Taulant Balla: Jo mo jo, se nuk e zë njeri foltoren me forcë.

Ilir Meta: Zoti Paloka, ju lutem, më tolerant.

Gramoz Ruçi: S’ka puç më të madh se të mos lejosh fjalën e lirë në një Parlament demokratik. Ju lutem shumë, kërkoj të vendosni situatën në vend.

Ilir Meta: 5 minuta pushim, shpresoj të ketë reflektim për kërkesën e zotit Ruçi, që është e drejta themelore për t’u shprehur të gjithë në mënyrë të barabartë.

Taulant Balla: Foltorja e Kuvendit është institucioni më i shenjtë në këtë vend.

Edi Paloka: Jo, jo, Kushtetuta është më e shenjta…

Edmond Spaho: Ju nuk duhet të bllokoni Kushtetutën.

Taulant Balla: Nuk ka askush të drejtë t’i bllokojë.

Edi Paloka: Ju shkelni Kushtetutën dhe keni gojë të ankoheni për foltoren e Parlamentit.

Taulant Balla: Ju e keni një hall që bllokoni foltoren, ku e keni Indiana Xhonsin? Ku e keni Strazimirin e famshëm?!

Bedri Hoxha: Ç’punë ke ti me Strazimirin, a ka vrarë njeri ai në këtë rast?!

Taulant Balla: Vetë deputeti i akuzuar për armëmbajtje paleje dhe mbajtje të armës në tubime publike ka për detyrë të informojë Kuvendin e Shqipërisë, çfarë dorëzoi dje?! Pistoletën apo këllëfin e Ristanit?!

Arben Ristani: O majmun, kujdes me fjalët o legen…

Taulant Balla: Si s’ju vjen një pikë turpi. Dilni dhe thoni që nuk ishte armë, por këllëf celulari. Nuk mund të krahasohet kurrsesi qiraja e një ambienti me armëmbajtjen pa leje të një deputeti. Në rastin më të parë që një deputet i yni u akuzua për armëmbajtje pa leje, Partia Socialiste e përjashtoi nga radhët e veta. Pse nuk e përjashtoni ju Gent Strazimirin?/Panorama

Next Post

A mund që Veseli dhe Haradinaj të bëjnë koalicion?!

Comments 1

  1. genti says:
    10 years ago

    Si shum gangesterin ben ai ristani me ate sjelljen dhe fjalet te pa matura mire!!!!!!

    Reply

Leave a Reply to genti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In