• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O horr, o llum…”, KLP i përgjigjet ashpër Berishës: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë

by A R
11/11/2024 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), me anë të një njoftimi për shtyp, ka dënuar “çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese”.

Edhe pse nuk e përmend me emër, KLP i përgjigjet deklaratave fyese të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë. KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte sfiduese.

Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur. Ndaj KLP fton median që, me punën e tyre, të mbështesin veprimtarinë e institucioneve të pavarura në rrugëtimin e tyre institucional.

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese.

KLP shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim. Misioni ynë i përbashkët është dhe mbetet forcimi i besimit të publikut ndaj një sistemi, i cili sapo ka dhënë frytet e para të zbatimit të reformës në drejtësi”, deklaroi KLP.

Çfarë deklaroi Berisha

Në fjalën e tij për mbështetësit që mblidhen çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha hodhi të dielën akuza dhe fyerje ndaj shefit të SPAK, Altin Dumani.

“Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikane. Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum! Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!

Monstrat e krimit që tregtojnë çdo natë me vrasës, me kriminelë, me banditë. Që iu marrin përqindjen e fitimit të trafiqeve, u marrin përqinden e fitimit të vrasjeve. Këto monstra janë vërsulur kundër opozitës, pluralizmit në Shqipëri.

Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani. Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpucëve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij. I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pamoral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner.

Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.

Drejtësia vonon, por nuk harron! E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
“Më shkroi në Instagram”, kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne

“Më shkroi në Instagram”, kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne

Comments 2

  1. Leka says:
    1 year ago

    Te fyesh prokurorin ne BE te bej e prang at dhe jo te owllasesh many penxgeres. Cudi si nuk vepron drejtesia

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Ti monstra e vicidolit,qe sulmon Z Altin Dumanin,ti e banditet tuaj e dini shume mire se Z Altin Dumani ka perkrahjen,e mbrojten nga mbare populli shqiptare.Perkrahja jote nga populli eshte ZERO.Ty te perkrahin vetem,hajdutet e banditet tuaj,qe ju ke dhene,e ju jepe para e pasuri,ne kurrin e popullit fukara Shqiptare.Ky je ti,e din shume mire cili je,ama po ta kujtoj edhe nji here,vare vethe ne vesh,sh monster e vicidolit,me bandat tuaja.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In