• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O ç’të gënjeva, unë s’jam Pali por jam Gjini” në kohë koronavirusi!

by A R
22/03/2020 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka qarkulluar shumë vite më parë një barsaletë, e cila tregon një situatë hipotetike që po përsëritet praktikisht në realitetin e sotëm të pandemisë globale të koronavirusit, me përpikmëri të frikshme në Shqipëri.

Duke dëshmuar në këtë mënyrë, se në kulturën tonë ballkanike tragjikja e folklorit dhe e jetës së përditshme vazhdojnë të bashkëjetojnë në harmoni të plotë, me lehtësinë e papërballueshme të komikes.

Barsaleta është pak a shumë kjo:

Në kohën e logut të burrave diku në Bjeshkët e Namuna, një malësor doli nga kulla ku qëndronte i ngujuar për shkak të gjakmarrjes dhe shkoi atje ku ishte mbledhur paria e fshatit. Dikush i kishte treguar se hasmi i tij ndodhej mes tyre dhe sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, ai do të merte hak.

Sapo u afrua në distancën e duhur, iu drejtua burrave:

“Kush është Pali prej jush?

Unë jam, besa,- ia ktheu njëri prej tyre.

Në moment malësori nxorri pushkën nga krahu, e ia drejtoi: Ke të fala prej…

Dhe: Bam, bam bam…

Ndërsa trupi me plagë po rrëzohej i pajetë në tokë, viktima mundi që të shqiptjë. O çtë gënjeva. Unë sjam Pali, por jam Gjini!”

Mu kujtua kjo barsaletë, ndërsa po ndiqja besoj si shumëkush me ankth, të rejat rreth situatës së koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Mes të tjerash tërheq vëmendjen lajmi rreth daljes pozitiv ndaj testit për Covid-19, të një 51 vjeçari nga Durrësi. Ai kishte gënjyer për datën reale të hyrjes në Shqipëri, pas rikthimit nga udhëtimi në Gjermani. Të dhënat e sistemit TIMS zbuluan se kishte deklaruar, një datë më të hershme se ajo kur kishte mbërritur realisht në Shqipëri.

Koha e udhëtimit në vendet e prekura nga pandemia, përbëjnë një fakt thelbësor për mjekët duke i ndihmuar ata, të përcaktojnë origjinën e virusit në trupin e pacientit. Kjo i shtyn që të bëjnë më shpejt testin e tamponit, pas të cilit përcaktojnë nëse dikush është pozitiv apo negativ duke shtuar shanset për të shpëtuar jetë. Veç pacientit, mjekët ndjekin në kohë zinxhirin e njerëzve të tjerë me të cilët ai ka patur kontakt, për ta këptur atë.

Rasti i 51 vjeçarit fatkeqësisht, nuk është i vetëm as në Durrës dhe as në Shqipëri. Pak ditë më parë, një 75 vjeçare kishte gënjyer kur u rikthye nga Milano në Shqipëri. Ndërkohë një 61 vjeçare në Fier gjithashtu gënjeu për kohën e rikthimit nga Italia, duke detyruar autoritetet të futeshin në sistemin TIMS dhe ta verifikonin. Ndërsa në Berat, një 50 vjeçare mohoi fare që kishte qenë në Itali pasi kërkoi ndihmë mjekësore. Falë fiqnjëve tësaj mjekët mësuan të vërtetën. Të gjitha gënjeshtrat e pacientëve, janë shoqëruar kanë sjellë veç të tjerash si pasojë, edhe vetëkarantinimin 14 ditor të dhjetra mjekëve, infermierëve dhe personelit spitalor.

Të gënjyerit edhe në situata të tilla kur gjithkush i bën varrin vetes, është ndoshta një rast për studime më të thelluara shkencore nga ana e psikologëve dhe sociologëve në Shqipëri. Ajo që të habit më tepër, është se si ka mundësi që të arrihet deri këtu, ndërkohë që 24 orë për 24 orë e gjithë bota flet e flet për pandeminë, e cila po i mer jetën dhjetra mijëra njerëzve. Ndaj mungesa e informacionit nuk është justifikim. As turpi për të treguar të vërtetën.

Po si shpjegohet atëherë që ka kaq shumë raste gënjeshtrash, ndër pacientët potencialë me Covid-19 në Shqipëri, të cilët mirë jetët e të tjerët, por po rrezikojnë drejtpërsëdrejt edhe jetën e tyre?

Nuk di ende ta them. Ndaj për ti ndihmuar sadopak, tregojani ju lutem edhe atyre që nuk e dinë ende, barsaletën e Palit që gënjeu duke thënë se jam Gjini!

Next Post
Digjet në mes të kryeqytetit makina e këngëtares shqiptare

Digjet në mes të kryeqytetit makina e këngëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com