• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O çerr, ta tregoj unë ty”, debate Noka-Tahiri për grabitjen në Rinas

by A R
25/07/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tone të ashpra ndaj opozitës, nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri se të gjithë shqiptarët e panë se kush ishte pro reformës në drejtësi. Teksa është ndalur tek grabitja në Rinas, ngjarje e ndodhur në 30 qershor, ku persona ende të paidentifikuar grabitën rreth 1 milion euro, që i përkisnin një banke të nivelit të dytë, Tahiri pohoi se kjo grabitje mund të ishte parandaluar.

Sipas Tahirit, Policia e Shtetit prej kohësh i kishte kërkuar autoritetit të Aeroportit ‘Nënë Tereza’ që të forcoheshin masat. Kjo deklaratë ka ngjallur debate në sallën e Kuvendit, ndërsa deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar me zë të lartë, duke iu drejtuar ministrit ‘Kush nuk merr vesh? O cërr, o cërr, ta tregoj unë ty’.
Sakaq, është dashur ndërhyrja e nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, për të qetësuar disi situatën, ndërsa ajo i ka kujtuar Nokës masë disiplinore nëse nuk i përmbahej kodit të etikës.

“Policia i ka kërkuar aeroportit që të marrë masa për këto lloj situatat. Në rast se ai ligj do ishte miratuar, nuk do ndodhte ajo ngjarje kriminale. Ashtu siç ka plot ngjarje kriminale, do ishin parandaluar. Unë nuk kam parë mungesë vetëdije politike për ti bërë shërbim qytetarëve, për tu bërë bashkë me policinë, dhe kundër kriminelëve. Ndaj skam parë si kjo opozitë, por merret me mua.”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër Tahiri theksoi se PD u detyrua që të miratonte reformën në drejtësi.

“Prokurorët dhe gjyqtarët për 25 vite me radhë, nën çekiç bëjnë llogari për ti rënduar qytetarëve. Ajo që sot është e qartë dhe që s’ka dyshim asnjë qytetarë, është s cilët nga ky parlament se cili ishte kundër dhe pro. Pyesni se kush e donte reformën në drejtësi. Për një Saliu kishte për një gjë të drejtë; se ju u detyruat të votonit reformës. Armët i keni nga ky këtu (Berisha). Askush nga ju nuk fliste kur ndodhi ngjarja në Gërdec. Ja kjo është drejtësia që kërkoni ju për ti dhënë mundësi gjyqtarëve. Ju thoshit se ne do kapim sistemin gjyqësor. Po a ju kujtohet se s thoshte ish-kryeministri, dhe na kujtonte se si të lanim gojën kur përmendim emrin Gjin Gjonit? Ja pra kjo është reforma në drejtësi që nuk donit ju. Ju nuk doni që drejtësi të bëhet pavarësisht të gjithave. Ju u detyruar dhe e votuat me pahir reformën në drejtësi dhe s’mund të vini këtu e të bëni përralla se fituat ju. Jo mo jo, fituan qytetarët.

Sot flisni për armë mbajtje pa leje kam rreshtuar disa vendime, edhe nga presidenti Nishani, që janë dënuar për armëmbajtjeje pa leje, e janë lënë të lirë. Ju flisni për cënim të ligjit, sesa gjyqtarë dhe prokurorë që rrisin kriminalitetin. Për çfarë sovraniteti flisni? Sovranë ishin ju për 25 vite. E Ja çfarë derexheje bëtë. Shitët detin, ja pra ky është sovranitet. Ne duam një Shqipëri tjetër, një mundësi tjetër, një të ardhme tjetër. Kjo nuk ka lidhje me ne. Ne duam që Shqipëria të bëhet e pavarur, nga pushtet politik që fare kollaj e ka pasur të mbajë drejt drejtësinë. Arjan Aliaj merr një vendim që të kthejë tokë një qytetari dhe ai në këmbim i jep tokë. Po çfarë është kjo? Ky parlament sot shqyrton ndryshimet në kodin penal. Unë kam qenë i ashpër, pasi armëmbajtje pa leje duhet të ketë dënim të ashpër.”, tha Tahiri.

Deputeti demokrat Flamur Noka e cilësoi alarmante situatën e sigurisë në vend, pasi vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 5 viktima dhe 6 të plagosur. “Shqipëria e përgjakur, katastrofë. Në këtë vend kush është i zoti ti dalë zot vetes e bën, kush nuk është i zoti e ha ujku”- deklaroi Noka./BW/a.m.

Next Post

Hetohen qindra hektarë në Karaburun, u morën me vendime gjykate false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

December 25, 2025
“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

December 25, 2025
Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

December 25, 2025
VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

December 25, 2025
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com