• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O burra të shpëtojmë “kryetarin e mirë” Lulzim Basha

by Artur Ajazi
15/07/2020 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E gjithë zhurma dhe zallamahia, duket se po bëhen për të shpëtuar “kryetarin e mirë” Lulzim Basha. Sapo mësoi lajmin e shumëpritur nga shqiptarët se “do të kemi lista të hapura” apo dhe se “rrezikohen koalicionet parazgjedhore”, në zyrën e Lulzimit sikur ra “bomba”. Të gjithë vunë kujën, të gjithë shqupistët, aleatët fallco, ndonjë zyrtar i (pa) informuar gjerman, madje dhe kreu i shtetit Meta,janë turrur të shpëtojnë…kryetarin e mirë Lulzim Basha. Frika e madhe nga listat e hapura ka mbërthyer edhe Ilir Metën, dhe nuk dihet pse, pasi ai nga pozicioni ku ndodhet, nuk ka përse të shqetësohet. Natyrisht, i dhëmb LSI-ja, i dhëmb humbja më e madhe që do të pësojë në zgjedhjet e 2021, partia e hipotekuar nga Meta dhe Monika.

O burra të shpëtojmë “kryetarin e mirë” Lulzim Basha, kjo është motoja e çdo takimi, nga dyert dhe shkallët e SHQUP-it, deri në shkallët e oborrin e Presidencës. Një “aleancë” hipokritësh, një takim aspak i nevojshëm i një kryetari partie, që para pak vitesh kërkonte nga Rama “lista të hapura”, dhe që sot flet profka, madje dhe paralajmëron se “do të ndizet flakë Tirana”. Por mbrapa nuk mbetet edhe kreu real i LSI-së (Ilir Meta), i cili në këto momente delikate, kur Edi Rama po u zhbën gjithë “çorbën” e gatuar herë në SHQUP, dhe herë në Presidencë, po hiqet sikur i “dhëmb” Kushtetuta. O burra të shpëtojmë “kryetarin e mirë” Lulzim Basha.

Ky mendim ka ngritur në këmbë gjithë shpupistët, sejmenët e kryetarit , ata që qysh para 1 viti e kanë marrë garancinë nga ai se “do të jenë në listat e reja”, si e vetmja punë nga ku paguhen qyl. Ata që dogjën mandatet dhe kredencialet me votuesit e tyre, ata që ikën si tinëzarë nga bashkitë, duke braksitur votuesit e tyre, dhe që sot tentojnë të “djegin” edhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Askujt nuk i “dhëmb” Kushtetuta, askujt nuk i “dhëmb” marrëveshja apo më keq akoma “vota e lirë”, aq më tepër Lulzimit, por gjetkë është shinjestra.

Synohet të mbahen listat e mbyllura, synohet të mbahet kryetari i Partisë Demokratike edhe për 4 apo 8 vjet të tjera Lulzim Basha, synohet të gjendet një tjetër “pretekst” nesër kur të humbin zgjedhjet, për ti drejtuar gishtin nga kryeministri Rama. Askush nuk e beson se Meta po i “qan hallin” Lulzimit, pasi ata, as e kanë dashur, dhe as e duan njëri-tjetrin. E rëndësishme për Lulzimin dhe Ilirin, është marrja e pushtetit, krijimi i një situate

kaotike, njollosja në sytë dhe veshët e faktorit ndërkombëtar e qeverisjes, e kryeministrit Rama, duke e akuzuar atë si “kundërshtar i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”. Por nuk ka vonuar as përgjigja zyrtare e kryeministrit, një përgjigje deri në detaje, jo vetëm e çdo aludimi nga dyshja Meta-Basha, apo edhe e ndonjë politikani të huaj që keqinformohet nga SHQUP-i. “Përballemi në mejdan Lulzim”, një ftesë e sinqertë, korrekte, dhe serioze e një politikani të përgjegjshëm, që ka vendosur të respektojë Parlamentin, dhe Kushtetutën e vendit.

Mejdani i votave, është “fusha” më e mirë, ku ndeshen politikanët dhe partitë e tyre, ku ndeshen idetë dhe programet, ku ndeshen emrat e listave reale, dhe jo ata të mesnatës në bodrumet e SHQUP-it. O burra të shpëtojmë kryetarin e mirë Lulzim Basha, është thirrja që sot ka kapluar ithtarët dhe frikësit e humbjes, por ja, që vetëm vota e lirë do ta tregojë sa e sinqertë ka qenë “aleanca” e tij me Ilir Metën, dhe sa tinzar paralajmërimi se “do të ndizet flakë Tirana”.

Next Post
PD i përgjigjet Ramës: Ndryshimet kushtetuese cënojnë marrëveshjen e 5 qershorit

PD i përgjigjet Ramës: Ndryshimet kushtetuese cënojnë marrëveshjen e 5 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In