• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NYT komenton zhvillimet në Shqipëri: Parlamenti nis procedurat për shkarkimin e Metës

by Java News
17/06/2019 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diten e sotme, kryetar i grupit parlamentar të PS deklaroi para mediave se ka nisur procesi i shkarkimit te Presidentit Meta pas shkeljes kushtetuese mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Pikerisht ketij lajmi i ka bere jehone edhe prestigjozja ”New York Times”, e cila i ka dedikuar nje artikull te vecante ketij fakti.

Por jo vetem kaq. NYT ka shkruar edhe per dosjen e Bashes per te cilin eshte marre i pandehur për shpenzime të dyshimta jashtë vendit të bëra nga partia gjatë zgjedhjeve parlamentare, dy vite më parë.

Artikulli i plote i NYT:

NYT: Parlamenti shqiptar fillon procedurat për shkarkimin e presidentit

 Parlamenti shqiptar filloi sot procedurat e gjata për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me dyshimin për shkeljen e kushtetutës në përpjekjen e tij për të anuluar zgjedhjet e ardhshme lokale.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS tha se 55 deputetë kanë paraqitur kërkesën për një vote mosbesimi ndaj Metës. Balla tha se kërkesa do t’i paraqitet Komisionit të Posaçëm Parlamentar përpara se parlamenti prej 140 vendesh të votojë për shkarkimin e Metës. Socialistët në pushtet kanë nevojë për 94 vota, që nuk i kanë. Edhe nëse PS arrin që ta kalojë këtë mocion mosbesimi, është GJK që merr vendimin përfundimtar. Kjo gjykatë ka rreth një vit që nuk funksionon pasi pjesamë e madhe e gjykatësve janë shkarkuar.

Në fillim të këtij muaji Meta tha se po i anulonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit sepse kishte dyshime se votimet do të ishin ‘’jodemokratike’’ pa pjesëmarrjen e partive opozitare të qendrës së djathtë dhe se këto votime do të provokonin një konflikt social. Kritikët e Metës thonë se presidenti shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet locale duhet të vazhdojnë ashtu siç ishin parashikuar për të parandaluar ‘’shantazhin’’ e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.

Opozita e qendrës së djathtë ka drejtuar protestat që nga mesi i shkuriti duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme. Socialistët i mohojnë këto akuza. Në një zhvillim të ngjashëm, Lulzim Basha drejtuesi i PD dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë nuk u paraqitën në Prokurori ashtu siç ishte kërkuar për t’u marrë në pyetje si të pandehur për shpenzime të dyshimta jashtë vendit të bëra nga partia gjatë zgjedhjeve parlamentare, dy vite më parë.

Basha, i cili i mohon akuzat dhe e konsideron këtë rast si ‘’hetim politik’’, kërkoi nga prokurorët që më pare të paraqesin prova përpara se të bëjnë akuzën ashtu siç e kërkon ligji. Një revistë amerikane ‘’Mother Jones’’ publikoi një artikull që raportonte se PD ka marrë fonde sekrete nga burime ruse nëpërmjet një lobisti amerikan, që thuhet se është paguar nga një kompani e lidhur me rusët, e quajtur ‘’Biniata Trade’’. Basha dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë do të pyeten për 650 mijë dollarët që partia akuzohet se ka shpenzuar në SHBA dhe Skoci nëpërmjet lobistit dhe një kompanie të huaj me zyra në Skoci. /Lexo.al

Next Post
Veliaj tek Universiteti i Mjekësisë: Me kartat e studentit zgjidhëm edhe çështjen e aboneve

Veliaj tek Universiteti i Mjekësisë: Me kartat e studentit zgjidhëm edhe çështjen e aboneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In