• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

NYT: Diplomacia amerikane dhe “Ramboja” Grenell ndikuan në rrëzimin e Kurtit

by A R
26/03/2020 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.

Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.

“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.

Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçic.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me ëashingtonin.

Mes frikës se Thaçi kishte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit, duke.mbajtur njëjohësisht edhe  tarifat, si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo nuk është më çështje e presidentëve, këtij tonit dhe atij të Serbisë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

/a.r

Next Post
Kuvendi i rrëzoi Qeverinë/ Reagon Kurti: 80 deputetë janë të gatshëm për shkëmbim të territorit të Kosovës

Kuvendi i rrëzoi Qeverinë/ Reagon Kurti: 80 deputetë janë të gatshëm për shkëmbim të territorit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

September 29, 2026
Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com