• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxori foton në RAI3, rrëfimi i Izet Haxhisë: Çfarë ndodhi me Ramën në janar 1997, kush e goditi (EMRAT)

by A R
05/06/2024 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës për RAI 3, kryeministri Edi Rama nxorri dhe një foto dhe shkrimet e kohës, kur ai u dhunua barbarisht nga SHIK-u i Sali Berishës.

Vetë ky i fundit, në një reagim tha se në fakt, Rama nuk është dhunuar ai, por se pas rrahjes së kryeministrit, qendron një krim pasioni.

Gazeta DITA intervistoi vite më parë, të akuzuarin kryesor për ngjarjen, ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia.

Ja biseda e botuar në 20 shkurt 2015:

Mira Kazhani: Izet, në Tiranë është kthyer në vëmendja plagosja e Edi Ramës në vitin 1997. Gjatë një interviste për një televizion italian, ka qenë vetë Rama që e ka sjellë ndërmend. Nga foltorja e parlamentit Berisha ka reaguar duke thënë se rrahja ka qenë krim pasioni. Jeni ju në dijeni çfarë ka ngjarë atëherë? Kush po thotë të vërtetën, Edi Rama apo Sali Berisha?

Izet Haxhia: Në 1996 Rama ishte nga publicistët më të ashpër të Berishës. Shkruante vazhdimisht për Saliun duke e akuzuar si Kalin e Trojës në Lëvizjen e Dhjetorit. Në fakt Berisha që në fillimet e Lëvizjes nuk e ka dashur afër Ramën, kishte një lloj alergjie ndaj atij, nuk e donte afër në asnjë rrethanë. Lajmin e rrahjes së tij barbare unë e kam mësuar fillimisht përmes një prokurori që ka qenë dikur shoqërues i Alfred Serreqit. Emrin e ka Azem. Mund të pyetet edhe ai, se është marrë me këtë çështje.

Mira Kazhani: Çfarë të tha prokurori?

Izet Haxhia: Më tha se Rama më akuzonte mua për masakrimin e tij. Unë i thashë që nuk ishte e vërtetë dhe se nuk kisha dorë në atë ngjarje. E kam thënë dhe në intervistën e parë me ju, që unë jam akuzuar padrejtësisht për këtë. Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK me drejtues Arjan Çengon.

Në këtë grup prej 4 anëtarësh ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s.

Mira Kazhani: Çfarë ju ka pohuar konkretisht, pse është goditur Rama?

Izet Haxhia: Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës.

Mira Kazhani: Është tentuar eleminimi fizik i Ramës apo urdhri ishte vetëm për ta rrahur dhe frikësuar?

Izet Haxhia: Leva nuk dihet si të kap. Për fat ai shpëtoi.

Mira Kazhani: Si funksiononte kjo? Jepeshin urdhra me gojë për të rrahur njerëz? Dua të di, kështu funksiononte me të gjithë kundërshtarët?

zet Haxhia: Nuk ka qenë vetëm Rama, ka patur edhe raste të tjera. Po këta persona në 1997 kanë zënë pritë një javë rresht në Qafë Koshovicë për të vrarë Skënder Gjinushin që ndodhej në Vlorë. Po ky grup ka patur urdhër për të bastisur shtëpinë e Arben Imamit dhe për ta masakruar atë me urdhër të shefit të madh, Berishës. Kjo ka ndodhur kur Arben Imami ishte kthyer nga revoltat e jugut. Kam qenë unë që i kam penguar ata persona dhe sot mund të them që Arben Imami më ka borxh jetën. Janë edhe disa të tjerë që i kam ndihmuar, sot s’po i përmend.

Mira Kazhani: Po pse Berisha ka përmendur krim pasioni? A bëni ndonjë lidhje ju?

Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Por për këtë që më pyetët një gjë jua garantoj pa asnjë mëdyshje. Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës.

Next Post
Si nisi marrëveshja për emigrantët? Marrëdhënia Itali-Shqipëri që çoi në një bashkëpunim mes palëve

Si nisi marrëveshja për emigrantët? Marrëdhënia Itali-Shqipëri që çoi në një bashkëpunim mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com