Gazetari Mentor Kikia tha se Sali Berisha e ka kryer Partinë Demokratike në “partinë e rrugicës së Salës” duke ironizuar grumbullimet e militantëve të Berishës poshtë ballkonit të shtëpisë ku po mbahet në arrest.
I ftuar në studion e emisionit “Frontline” në Report Tv, Mentor Kikia tha se në këtë situatë që është PD nuk mund të shkojë as në zgjedhje për kryetar komune dhe jo më për ato parlamentare.
“Nga PD e shndërroi në partinë e rrugicës së Salës. Nuk ka shpresë në atë rrugicë. Në momentin kur dha dorëheqjen në 2013-ën duhet të ishte tërhequr dhe duhej të rilindte një lidership i ri brenda partisë. E ka marrë me vete në ballkon dhe e ka lidhur si gomarin tek pema. Kjo është fataliste. Sa më shpejtë ta kuptojnë të gjithë, të paktën ata që janë aty brenda, se PD nuk mund të shkojë as për zgjedhje për kryetar komune e jo më për zgjedhje parlamentare. Me mbylljen e ballkonit Berisha po përgatit vajzën për t’u prirë atyre mbështetësve aty. PD mund të vazhdojë të jetë alternativë e fortë opozitare por jo qeverisëse”- tha Kikia.
Gjithashtu, i cilësoi personat të cilët mblidhen poshtë dritares së banesës së Sali Berishës, si ‘tufë njerëzish të dëshpëruar që vajtojnë’. Madje edhe deputetët e pranishëm, sipas Kikias shkojnë poshtë dritares së banesës së Berishës vetëm për qokë.
“Ata që shkojnë aty, shkojnë me kokën poshtë. Një pjesë e deputetëve shkojnë për t’i bërë një qokë një njeriu që është në fazën e qokës. Nuk dua të paragjykoj simpatizantët e vërtetë që duhen adhuruar për këmbënguljen që kanë. Por situata është qesharake. Berisha nuk është udhëheqësi i opozitës i ndaluar sepse po bën opozitë. Nëse do flasim për aktorin kryesor që e akuzon për arrestimin e tij, Edi Ramën, unë mendoj se po të isha në vend të Ramës mund të investohesha që Berisha të qëndronte përballë tij. Berisha nuk shkon dot në pushtet, ka mbaruar ajo histori, edhe ai vetë e di se nuk shkon në pushtet. Sonte duhet mbyllur kapitulli i lajmeve që kanë të bëjnë me Sali Berishën. Për fat të keq ai ka tërhequr pas vetes atë copë opozitë që ka me vete dhe ajo turma e njerëzve sado idealistë që ka aty do vijë duke u shuar. Do mbyllet ajo dritare nga ku flet ai. Opozita ka nevojë të ringrihet. Me Sali Berishën kemi dëshmuar modelin më të qartë të kultit të individit. Një tufë njerëzish të dëshpëruar rrinë aty e vajtojnë poshtë dritares së Berishës”- u shpreh Kikia mes të tjerash.
/a.d












Ata që shkojnë poshtë shtëpisë së Berishës, shkojnë vetëm për të mos marrë mungesë në apel, si detyrim të qokave e resurseve që kanë patur nga krye/krimineli/hajduti Sali Shiqeri.