• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxitja e natalitetit/ 400 mijë lekë për beben e parë, 800 mijë për të dytin, 1.2 mln për të tretin

by Java News
26/09/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për risitë në buxhetin 2019, ku ka prezantuar një politikë te re sociale, që synon rritjen e popullsise shqiptare, e cila vitet e fundit është pakësuar ndjeshëm.

Në përpjekje për të rritur natalitetin në Shqipërinë që në dekadat e fundit është përballur me largime masive të qytetarëve dhe ulje të lindshmërive, Rama njoftoi sot 8, 16 dhe 24-fishimin e çekut për lindjen e çdo bebeje në vend. Aktualisht ky bonus është 5 mijë leke te vjetra.

“Nga 1 Janari, fëmijët e parë të çdo qifti do të marrë 400 mijë lekë shpërblim nga shteti, për mirëseardhjen në jetë. Çdo bebe do të regjistrohet në maternitetin që lind. Rritja e bonusit do të vijojë me 16% për fëmijën e dyte dhe 24 fish për të tretin, duke shkuar në 1.2 milionë lekë. Çdo fëmijë i parë i një çifti merr 8 fishin e kontributit pra 400 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 16 fish ose  800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1.2 milionë lekë

Kjo masë do të nxisë natalitetin. Kjo është një masë që do të aplikohet për të gjithë familjet në Shqipëri. Në vitet 2000 pata lançuar si Kryetar i Bashkisë së Tiranës çekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra, i cili u prit shumë mirë aso kohe, por mbeti aq sa ishte për shumë vite dhe u kthye në një problem dhe në malin e borxheve të trashëguara nga qeverisja e mëparshme”, deklaroi Rama

Rama premtoi se nuk do të ketë vonesa, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, me shpërndarjen e këtij bonusi.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se bonusi tani kalon përmes njësive vendore nëpërmjet ministrisë së Brendshme, por që kjo do të ndryshojë. “Kjo do të ndryshojë krejtësisht dhe sistemi do të jetë i shpejt dhe i drejtpërdrejtë. Nuk do të ketë kapërcime nga njësi të ndryshme vendore dhe nuk do të ndodhë që paratë e fëmijëve të përdoren për tjetër gjë duke lënë familjet pa bonos”, tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri.

“Vetëm me heqjen e taksës së sheshtë ne kemi mundësuar që 570 mln e 300 mijë dollarë të mos shkojnë në arkën e shtetit, por të mbeten në xhepin e qytetarëve. 97,4% e punonjësve në shtet kanë përfituar nga taksimi i ndershëm. Këtu jemi për të folur në lidhje me një politikë të re që duam të lançojmë. Jemi gati se kemi vendosur rregull në financat e shtetit. Na e lejojnë llogaritë sot. Do kemi rritje pagash në arsim shëndetësi dhe ushtri. Lehtësime të rëndësishme taksash, kryesori lehtësimi për një pjesë të konsiderueshme dhe aktive të biznesit që hyn në kategorinë e biznesit të vogël”

Javanews/a.ç

Next Post
ANALIZA/ 20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

PS-ja merr sot, më shumë se 74 mandate?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In