• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxitja e leximit, Kumbaro ME nismë të re në Panair: Falni 5 libra për çdo bebe të porsalindur!

by Java News
17/11/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Sfidat e Leximit sot’ ka qenë tema e një tryeze të rrumbullakët diskutimi që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, aty ku prej 5 ditësh po mbahet Panairit i Librit ‘Tirana 2018’. Mes botuesve, autorëve dhe nxënësve të pranishëm në takim, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj,  tha se jemi në kushtet e një emergjence sa i përket hapësirës së pakët që zë libri dhe leximi në shoqëri, sidomos në radhët e brezit të ri.

“Libri dhe leximi duhen kuptuar jo thjesht si tregues të zhvillimin kulturor të një vendi, por dhe si motor lëvizës të zhvillimin social dhe ekonomik të tij. Libri përgatit qytetarë më të informuar për të drejtat e detyrimet e tyre, më të motivuar e më të ndërgjegjësuar për të përballuar sfidat e zhvillimit shoqëror. Fati i një vendi dhe në planin ekonomik e social është i lidhur ngushtë me fatin e librit: ku ka dije, ku ka bibliotekë, ku lexohet, ka dhe ide novative, ka gjithnjë një shteg të ri për të dalë nga situatat e vështira, për t’u matur me botën me inteligjencë dhe mençuri”, tha ministrja.

Në vijim të diskutimit, duke u ndalur te politikat e Ministrisë së Kulturës për nxitjen e leximit tek të rinjtë, Kumbaro përmendi programin ‘Edukimi përmes Kulturës’ dhe Lëvizjen Kombatare për Lexim, e cila është prezantuar disa javë më parë.

“Fëmijët janë targeti i kësaj lëvizjeje, nga 0 nderi në 14 vjeç. Kushti kryesor që një fëmijë të bëhet lexues është që prindërit të fillojnë që herët t’u rrëfejnë e tu lexojnë libra me zë. Vendet e zhvilluara si Hollanda apo Gjermania prej dekadash punojnë për ndërgjegjësimin e prindërve të rinj për leximin me zë që bebe. Këtë vit kemi 2 çerdhe dhe 3 kopshte pilot ku do të implementojmë këtë nismë, duke synuar ta shtrijmë më pas në të gjithë vendin”, tha Kumbaro.

Sipas ministres së Kulturës, ndoshta ka ardhur koha që fushatës së Bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve për një fëmijë të porsalindur, t’i propozojmë nismën: falni pesë libra për beben e porsalindur, për të krijuar kështu bibliotekën e librave të djepit.

“Kushti i parë për edukimin e lexuesit të së nesërmes është t’u lexojmë që të lexojnë. Të përpiqemi të krijojmë bibliotekat për fëmijët tanë në shtëpi, e më pas në kopshte e çerdhe. Një rol të rëndësishëm në këtë process kanë prindërit. Për t’ia përcjellë më pas stafetën mësuesve dhe shkollës”, theksoi ministrja e Kulturës.

Më tej Kumbaro përmendi ngritjen e Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin, si dhe ndryshimin e ligjit për librin, ku janë parashikuar lehtësi fiskale, si heqja e TVS-së për librin si në hyrje ashtu edhe në dalje. Kjo me synimin për të lehtësuar shtëpitë botuese dhe për të ulur çmimin e librit. Po kështu është propozuar heqja e prokurimit për blerjen e librit nga bibliotekat

Next Post
Ulëza, destinacion turistik në Shqipëri që nuk duhet humbur

Ulëza, destinacion turistik në Shqipëri që nuk duhet humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com