• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulëza, destinacion turistik në Shqipëri që nuk duhet humbur

by Java News
17/11/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është qyteza e Ulzës! Ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg Tiranës! Ndërtimi i rrugës dhe investimet me fokus turizmin i kanë dhënë zhvillim duke e kthyer në një destinacion këto ditë vjeshte!

Ulza është i vetmi Eko-Park në Shqipëri i cili do të zhvillohet sipas një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Mat dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Blendi Klosi: “Është e patolerueshme që në këtë vit, në këtë kohë zhvillimi, në këtë nevojë kaq të madhe që, të gjithë njerëzit kanë për më shumë alternativë turistike, ne të mbajmë të fshehta bukuri të tilla si bukuria e Ulzës.”
Një zonë që ndërthur bukuritë natyrore me trashëgiminë materiale shpirtërore, Ulza krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit rural, eksplorues, e atij gjithëvjetor.

Ndaj vizitorët shqiptarë e të huaj nuk mungojnë !
Omer Xhoshkun, një shtetas turk i cili e viziton Ulzën për herë të parë, thotë se mbetur i mrekulluar.
Omer Xhoshkun:“Më pëlqeu pa fund! Njerëzit janë të sjellshëm dhe ushqimi i mirë dhe i freskët! U kënaqëm në Ulëz”
Parku Natyror, i shpallur si i tillë që para dy viteve, ka një sipërfaqe prej 4200 km katror.
Përfshin gjithë kurorën e liqenit të Ulzës dhe Shkopetit në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit!
Edisnajda Vuka: “Kur kam ardhur herën e parë jam magjepsur, jam mahnitur. Kam ardhur me kolegët, kemi ardhur disa herë.”
Eurial Veziri: “Pa dyshim që Ulëza është destinacion nga më të rrallët ndoshta, si një vend turistik, sepse këtu ndihet një atmosferë festive”
Sipas censusit të vitit 2011 në këtë zonë jetojnë rreth 1 229 persona, të cilët bazojnë të ardhurat e tyre tek turizmi i zonës, punimet artizanale, që i shesin sërish tek turizmit dhe sektorin e shërbimeve.
Eurial Veziri: “Ndoshta historia e krijimit të saj daton vonë, por përkujdesja dhe historia që lidhet me banorët e këtij vendi është shumë më e thellë se kaq.”
Tereze Kokona: “Natyra mbi të gjitha, vend i qetë, vend i bukur, sa vjen e rregullohet më shumë, pasi kam ardhur edhe vitet më parë, por tani shoh ndryshim të madh”
Liqenet janë atraksioni kryesor.
Aty mund të zhvillohen sporte të ndryshme ujore, apo me një xhiro me skaf.
Gjithçka në praninë e pulëbardhave që fluturojnë mbi liqen!
Kulinaria e zonës është e pasur.
Tava e krapit të kapur aty në liqen është padyshim zgjedhje e parë.
Ndërsa produkte të tjera tradicionale mbushin tryezat në lokalet që po marrin zhvillim buzë liqenit.
Tereze Kokona dhe Esat Ruka kanë udhëtuar nga Tirana pikërisht për këtë.
Tereze Kokona: “Ushqimi i mirë, njerëzit na presin shumë mirë, me kulturë me edukatë. Si vend turistik, një mrekulli”
Me bukurinë, ushqimin dhe relaksin që ofron, Ulza po kthehet cdo ditë e më shumë në një destinacion turistik !/OraNews/MA.ME

Next Post
Sonte Shqipëri-Skoci në “Loro Boriçi”, ja rrugët që do të bllokohen

Federata konfirmon 'pushtimin' e Shkodrës nga tifozët skocezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

September 22, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

September 22, 2026
GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

September 22, 2026
Sa banorë ka Tirana?

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, shkak emigrimi dhe diferenca e jetëgjatësisë!

September 22, 2026
Aksident në Lezhë, përplasen dy motorra, përfundon te Trauma një prej drejtuesve

EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga motori

September 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Shefja e painformuar e shërbimit Informativ…

September 22, 2026
Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

September 22, 2026
Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

September 22, 2026
Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

September 22, 2026
Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com