• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësja e Tarkovskit në Tiranë: Pse duhet ta kuptosh… thjesht ndjeje!

by Java News
09/06/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kineastja italiane erdhi me një triologji për Tarkovskin në Tiranë në një film të hershëm dokumentar të saj. Filmi të bën përshtypje për emocionin e përcjellë por më shumë nga të gjitha për sinqeritetin e përshkrimit të dimensionit shpirtëror të kineastit, rrëfimit të vetë Tarkovskit për artin e tij dhe botën filmike të mjeshtrit…

Capture

Nga Ben Andoni

“Pse duhet ta kuptosh çdo gjë në art sesi punon piktori, apo sesi kompozon dikush, apo mënyrën sesi shkruan një tjetër. Mundohu ta ndjesh si duhet një vepër arti dhe mjafton”. Donatella Baglievo, kineaste me eksperiencë dhe tashmë e thyer në moshë, duket se vitet i kanë dhënë veç eksperiencës, emocionit të punës dhe shumë koncepte. Ndërsa, duket se kulmin e ka arritur me Tarkovskin, filmin e të cilit arriti dhe e solli në Shqipëri në vizitën e saj të parë në vendin tonë, për nder të pjesëmarrjes së filmit të saj në Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarëve TIFF 2016.

‘Andrej Tarkovski, Poeti në Kinema’ jo vetëm ka sjellë emocionin e përballjes direkt të publikut me autorin, në faza të ndryshme të krijimtarisë dhe jetës së vet, por edhe vlerat e një kineasti poet dhe gati metafizik. A mund të kuptohet Tarkovski?-e pyesim. Për ish-nxënësen e vet është realisht i vështirë për t’u kuptuar dhe ajo vetë është dashur të punojë dhe të përfshihet me vështirësi me mënyrën sesi ai punonte dhe e përcillte emocionin. Dhe, jo vetëm kaq, por për ta thjeshtuar më shumë, të tregon historinë e një kineasti të njohur italian, kur pa dokumentarin e saj. “Jo, por njëherë kur duhej që një kritik i njohur italian donte të më shpjegonte diçka, më tha sinqerisht: E kam parë dhjetëra herë dhe nuk e kuptoj fare edhe sot e kësaj dite”. Por a ishte kaq i vështirë kineasti rus? “Jo aq, nëse do ishe me të dhe ndaje emocionet me të” citohet ajo për JAVAnews.donatella- me Tarkovskin

Në pjesën e tretë të triologjisë së saj është zgjidhur pyetja direkt e personazhit dhe përgjigjet e tij në vende të ndryshme, ku theksi është ndriçimi që i bëhet pjesës së brendshme të botës së tij shpirtërore, duke filluar nga fëmijëria dhe duke vazhduar me të gjithë kategorikë e psikës deri në vetëkuptimin përpara mbarimit të madh. Por, për të gjitha atij i duhet të shpjegojë dhe të shpjegojë. A nuk të duket pak si ndikim i Bulgakov? “Jo, tamam, por Andrej Koncalavski pati shumë ndikim tek ai. Ata punuan bashkë që në shkollë dhe duket se kishin shumë gjëra të përbashkëta, madje një nga punët e përbashkëta u bë projekti i tij i diplomës”. Në fakt, një ndikim të rëndësishëm në punën e Tarkovskit pati regjisori i filmit Grigori Chukhrai, i cili ishte pedagogu i tij. I impresionuar nga talenti i studentit të tij, Chukhrai i ofroi madje Tarkovskit një pozicion si asistent për filmin e tij të parë. Tarkovski fillimisht tregoi interes, por pastaj vendosi të përqendrohet në studimet dhe projektet e tij të shumta. Dhe Tarkovski ndoqi logjikën e vet.  Çdo film i tij ishte i kuruar me shumë kujdes, por edhe u kalua përmes shumë vështirësive, sepse ishte thjesht i jashtëzakonshëm, na sqaron. “Në art nuk ka nevojë që të pretendosh të bësh gjëra të mëdha, duhet që thjesht të krijosh sa më afër perceptimit tënd. Duhet të jesh i sinqertë”, përsërit fjalë që ka dëgjuar nga mësuesi i saj.

Andrei Tarkovski, triologjia është e ndërprerë nga shumë referenca biografike, por në një farë mënyre të afron edhe me dimensionin e vërtetë mistik të punës së Tarkovskit, duke u përqendruar veçanërisht në nocionet e sakrificës dhe mrekullisë, që ishin aq shumë të dhëna dhe të ndërngulura për mjeshtrin e njohur rus. Filmi ka përfshirë vende të ndryshme të Italisë, ku ka jetuar ai: Firence, ku jetoi më së shumi, dhe ku tani ekziston muzeu i tij apo në vendin e quajtur Bagno Vignoni, ku është filmuar  edhe “Nostalgia” në shtëpinë e skenaristit italian Tonino Guerra.

Donatella ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. Në pak minutat që ndajmë na tregon se e ka filluar karrierën e vet që kur ishte 18 vjeç, duke u mbajtur si një nga kineastet më të reja në biznesin e filmit në Itali. Redaktore e filmave dokumentarë dhe videove të reklamave për RAI dhe kompani të tjera, arriti kulmin në vitet ‘82-‘84 kur bëri filmin dokumentar të jetës për Tarkovskin. Gjatë karrierës së vet realizoi shumë projekte të jo-fikshënit në SHBA duke përfshirë në këtë punë shumë filma të tillë me portretet e James Dean, Marlon Brando, Marilyn Monroe, Rita Hayëorth, Clark Gable, Gary Cooper, Frank Capra, etc.

Me modestinë e saj, nuk e pranon por puna e saj biografike është e studiuar në universitete, projektuar ngado dhe e shpërndarë në Itali dhe kudo nëpër botë. Autorësinë e saj mbajnë ciklet e dokumentarëve “Storia e leggende dei nostri castelli” (1987), “I Grandi Del Cinema Italiano” (1995), “Viaggio in Israele – Tra storia e religioni” (1999) , Italia Germania Villa Vigoni – Un laboratorio di Cultura Europrea” ( 1996), “La cinepresa e il mio amore” (2000)…Një jetë e tërë i them dhe mbase kjo ka qenë një ndihmë për Tarkovskin.

“Tarkovskin thjesht shijoje mos e bezdis në pyetje pafund që nuk shkojnë”, më sqaron.

***

Cili ishte Andrei Tarkovski Arsenijeviç (1932-1986)

Filmat e Tarkovskit janë shumë të pakët dhe ato përfshijnë “Fëmijëria e Ivanit” (1962), “Andrei Rublevit” (1966), “Solaris” (1972), “Mirror” (1975) dhe “Stalker” (1979). Ai realizoi pesë nga shtatë filmat e tij artistikë në Bashkimin Sovjetik, kurse dy filmat e tij të fundit, “Nostalghia” (1983) dhe “The Sacrifice” (1986), janë prodhuar në Itali dhe Suedi, respektivisht. Puna e tij është e karakterizuar nga struktura të gjatë narrative, që konsiderohen si të pazakonta nga ana dramatike, ku dukshëm kemi përdorimin e elementëve të kinematografisë me temat shpirtërore dhe metafizike. Kontributi i tij në kinema ishte aq i madh, saqë ata që punonin në frymën e tij janë përshkruar si Tarkovskianë.

Kurse Ingmar Bergman do të thoshte për Tarkovskin:

“Tarkovsky për mua është më i madhi, njeriu i cili shpiku një gjuhë të re dhe të vërtetë të natyrës së filmit, pasi ajo e kap jetën si një reflektim, dhe vetë jetën si një ëndërr.”

Next Post

Flamur Noka "humb kokën", kërcënon një të ri: Do të të gjej dhe do të të rrjep si cjap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In