Deputeti demokrat Flamur Noka ka qenë mjaft aktiv këtë të enjte në parlament, madje personi i cili është çuar nga karrigia e tij dhe i është afruar Ramës duke i kërkuar llogari për “fryerjen” që ai i bëri deputetëve opozitarë. Por mesa duket, kjo nuk ka qenë e vetmja “skenë” ku është përfshirë këtë të enjte parlamentare ish Ministri i Brendshëm.
Ai ka kërcënuar me jetë një 23-vjeçar. I kërcënuari, Ardit Çela, i kontaktuar nga gazeta TemA, thotë se kishte bërë një koment për Flamur Nokën, në faqen e dikujt tjetër. Ky i fundit e ka lexuar komentin, dhe e ka kërcënuar të riun.
“Ti Ardit qe merresh me emrin tim. Do te te gjej e do te te rrjep si cjap”, i ka shkruajtur Noka atij.