• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nxënësi nga Wuhan i shkruan letër OBSH-së: Xhaxhi drejtor, kemi mbledhur ca të holla…

by A R
08/05/2020 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një djalë i mitur që banon në Wuhan të Kinës i ka shkruar një letër drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këtë vend, duke i treguar momentet emocionuese teksa ka dalë këto ditë për herë të parë jashtë shtëpisë.

I vogli tregon sesi kanë kursyer bashkë me shokët e shoqet disa të holla që kërkon t’ia dhurojë OBSh-së.

Letrën e publikoi rrjeti shtetëror informativ CRI dhe qartësisht duket të jetë promovim në kuadrin e një propagande ofensive që Kina ka nisur për të mbrojtur veten e saj pas akuzave se nuk e bllokoi virusin në Wuhan duke lejuar të përhapet në të gjithë botën. /noa.al/

Letra e plotë

Xhaxhi Gauden Galea (drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë),

Përshëndetje! Jam një nxënës i shkollës së mesme “Xuguang” të Wuhan-it të Kinës.

Tani është mbrëmje në Wuhan. Nëpërmjet dritares po shikoj dritat e mijëra shtëpive të Wuhan-it, i cili po ringjallet ngadalë. Para disa ditëve, nëna më shoqëroi për të ngarë biçikletën në “Rrugën e Gjelbër të Liqenit të Lindjes”.

Kjo është hera e parë që dola jashtë shtëpisë për të shikuar panoramën e bukur me re të bardha dhe pemë të gjelbra qysh nga shpërthimi i epidemisë së virusit të COVID-19 në Wuhan.

Ndjeva se kjo vizitë e zakonshme është shumë e çmuar për ne. Bota është shumë e madhe, por asnjë s’mund të jetojë në një ishull të izoluar dhe virusi është armiku i përbashkët i njerëzimit. Unë së bashku me shoqet e shokët e klasës kemi një dëshirë e përbashkët, që të japim kontribut për këtë botë.

Xhaxhi Gauden Galea, në kohën e zakonshme, unë së bashku me shoqet e shokët e klasës kemi bërë grumbullimin e mbeturinave dhe kemi shitur artikujt e riciklueshëm, si shishe etj., duke fituar para për t’i shpenzuar për aktivitetet kolektive të klasës. Ne dëshirojmë që t’ia dhurojmë këto para OBSh-së nëpërmjet jush dhe premtojmë se do të bëjmë dhurime çdo vit me këtë mënyrë. Shpresojmë se nëpërmjet jush e OBSh-së, mund t’u bëjmë thirrje të rinjve të botës që të bashkohen për të ndihmuar sa më shumë njerëz brenda mundësive tona.

Ne përfaqësojmë të ardhmen e botës dhe duhet të mbrojmë të ardhmen e botës.

Ju uroj shëndet!”

/a.r

Next Post
Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në Kukës: Brenda vitit përfundon kompleksi i ri spitalor

Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në Kukës: Brenda vitit përfundon kompleksi i ri spitalor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In