• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nusja që helmoi vjehrrën kthehet te prindërit, babai: Vuajmë për bukën e gojës…

by A R
08/07/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë pas lirimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Elda Tanushi ka udhëtuar nga Tirana drejt vendlindjes së saj, fshatit Zallë Reç të Dibrës, shkruan “Panorama”.

Të vetmit që e kanë mbështetur 19-vjeçaren kanë qenë prindërit e saj. Ata kanë vendosur ta marrin sërish të bijën në fshatin e largët, për të mos e kthyer më në familjen e bashkëshortit të saj.

Tashmë ngjarja ka bërë bujë në të gjithë zonën. Në familjen Tanushi ka pasur hyrje e dalje nga banorë të fshatit, por edhe miq e dashamirës, të cilët i kanë shprehur solidaritetin e tyre, duke thyer kështu edhe tabutë e zakoneve të kësaj zone të thellë.

I telefonuar nga “Panorama”, babai i 19- vjeçares, Baftjar Tanushi, është shprehur shkurt se priste që dhëndri të kthehej nga Greqia dhe të merrte me vete vajzën e jo ta linte me vjehrrin dhe vjehrrën në Durrës.

Për ngjarjen e ndodhur nuk ka munguar as interesimi i administratorit të kësaj njësie, Erald Troci. Ai e ka telefonuar të zotin e shtëpisë, Baftjar Tanushin, nga ku i ka marrë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të vajzës, si dhe i ka ofruar ndihmesë në rast se do të ishte e nevojshme.

“Kam pasur një telefonatë me babain e vajzës, ku mora informacion nëse kanë ndonjë nevojë. Më tha se vajza nuk është keq nga ana shëndetësore, por është ende e tronditur për atë që ndodhi. Familja mohon që vajza e tyre të ketë bërë keq. Arrestimi i ka shqetësuar të gjithë. Tani që Elda u lirua, më thanë se janë më të qetë. Vajzën po e mbajnë afër”, u shpreh administratori Troci.

Sipas tij, babai i vajzës ka deklaruar se nuk do ta rikthejë më në familjen Stafa, në Durrës, pasi ata janë shkaktarët e gjithë kësaj tollovie të krijuar.

“Vajzën do ta mbaj në shtëpi. Çfarë të hamë ne le të hajë edhe ajo, megjithëse të ardhurat tona janë zero”, është shprehur Baftjar Tanushi për administratorin e zonës. Ndërkaq, banorë të fshatit shprehen se ka qenë varfëria dhe jetesa mjaft e vështirë e kësaj familjeje ajo çka i ka detyruar ata ta martonin vajzën e tyre, kur ende ishte 18 vjeçe.

Madje edhe në fshat, martesa e saj rreth 6 muaj më parë në një familje që jetonte në Durrës u perceptua si një “fat” i madh për Eldën. Ajo do të shpërngulej njëherë e mirë nga zona e thellë mes maleve ku nuk i afrohej asnjë perspektivë tjetër, ku familja e saj me shtatë anëtarë jetonin vetëm me një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekësh.

“Jetojnë në varfëri. Veç prindërve, janë tri motra, një vëlla dhe gjyshja. Askush nuk ka një rrogë në familje, pasi zona është e largët dhe këtu nuk ka mundësi punësimi, veçse të merresh me blegtori”, u shpreh një banor i zonës./a.m.

Next Post
Ivanka zëvendëson të atin në samitin e G-20, shpërthejnë kritikat

Ivanka zëvendëson të atin në samitin e G-20, shpërthejnë kritikat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com