• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuri Sahin: S’do të harroj kurrë incidentin e Dortmundit

by Java News
13/04/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori i Dortmundit, Nuri Sahin, thotë se nuk do të harrojë kurrë fytyrat e bashkëlojtarëve pas shpërthimit afër autobusit të martën në mbrëmje.Një shpërthim i fuqishëm afër autobusit të Dortmundit kishte detyruar shtyrjen e ndeshjes ndaj Monacos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të mërkurën. Si pasojë e shpërthimit mbrojtësi Marc Bartra u detyrua të operohej pas lëndimeve të pësuara në incident.

Pas traumës së pësuar ndeshja u zhvillua pas më pak se 24 orësh për të cilën trajneri Thomas Tuchel ka thënë se as ai e as futbollistët nuk ishin pyetur fare.

Pas takimit , të cilin Dortmundi e humbi 3 me 2, Sahin ka thënë se nuk di të gjejë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kishte pasur.

“Është e vështirë, e vështirë të flas për këtë, e vështirë të gjej fjalët e duhura. E pamë disa herë këtë në TV, ishte shumë larg, madje edhe në Stamboll, në vendin tim, për natën e Vitit të Ri. Ishte ndjenjë e afërt, por ndodhi shumë larg nga ne. ..e përjetuam nga afër atë ndeshje. Nuk ia dëshiroj askujt që të ketë ndjenjë të tillë”, ka thënë ai për mediumin “Viasat” të Norvegjisë.

“Isha i shokuar. Kur hipëm në autobus, nuk mund t’i harroj fytyrat. Nuk do t’i harroj kurrë në jetën time. Kur e pash Marcun aty, kur u ula afër Schmelzer dhe pash fytyrën e tij, ishte e pabesueshme.

Nuk e di si njerëzit mund ta kuptojnë këtë, por deri sa u futa në fushë në pjesën e dytë, në të vërtetë, nuk mendoja për futboll fare. Më vonë e kuptova se çfarë ndodhi deri sa hapa dyert në shtëpi dhe pash se më prisnin gruaja dhe djali. Aty e kuptova sa me fat jemi.

E di se futbolli është shumë i rëndësishëm, e duam futbollin, vuajmë me futboll. E di se fitojmë shumë para, kemi jetë të privilegjuar, por jemi njerëz dhe kjo është më shumë se futbolli, dhe këtë e ndjemë …”, ka shtuar më tej ai, shumë i emocionuar, transmeton Koha.net. (b.an)

Next Post
Shqiptari përdhunon dhe kanos gruan në sy të fëmijëve, por e pëson keq

Tentoi të përdhunojë shitësen, “pronari” i butikut Besim Lami shkon në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com