• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të përdhunojë shitësen, “pronari” i butikut Besim Lami shkon në gjykatë

by Java News
13/04/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasin Besim Lami, lindur në vitin 1977, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë parashikuar respektivisht nga nenet 102/1 e 22 si dhe 105 e 22 të Kodit të Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake rezulton se:

Shtetësja K.Z e moshës 18 vjeçe ka filluar punë pranë një shoqërie e cila ka për objekt të saj tregtim veshmbathjesh dhe artikujve të ndryshëm, shitje të artikujve të telekomunikacionit, karta sim, karta rimbushëse e të tjerë. Ajo ka filluar punë në muajin janar 2017 fillimisht pa kontratë, pasi i kanë premtuar se do t’ia lidhnin me vonë kontratën. Ajo ka patur komunikime me financieren e shoqërisë. Ndërkohë i pandehuri nuk figuron i punësuar pranë kësaj shoqërie, por njihet de facto nga ana e të dëmtuarës si bashkëpronar në kompaninë ku punon e dëmtuara.

Konkretisht në datën 22.01.2017 në mëngjes i pandehuri ka shkuar dhe e ka marrë me furgon pranë banesës së saj të dëmtuarën, pasi do të merrnin mall për ta shitur në Elbasan. Ata kanë shkuar tek butiku ku kanë marrë mallin, sipas faturës përkatëse në emër të shoqërisë dhe janë nisur për në Elbasan për ta shitur. Ata kanë lëvizur deri në Pogradec dhe më pas kanë lëvizur drej Tiranës. Gjatë kohës që ata kanë qenë në lëvizje kanë patur komunikime me financieren e shoqërisë, për problemet e punës.

Pasi kanë mbaruar, ata janë kthyer për në Tiranë. Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, i pandehuri ka ndaluar furgonin, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare. Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Ajo e ka kundërshtuar, e ka shtyrë dhe është shkëputur prej tij duke dalë në autostradë dhe i ka dalë para një automjeti. Makina e ka sjellë deri tek fakulteti ekonomik ku ndodhej një patrullë policie së cilës i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur. Ajo ka bërë kallëzimin penal dhe ankimin përkatës. Ajo ka dhënë deklarime ku tregon rrethanat e sipërcituara.

Nga këqyrja e bërë tek ajo ka rezultuar se rrobat e saj kanë qenë me baltë dhe pjesa e kyçit të dorës së djathtë ka patur dërmishje po ashtu edhe në pjesën e gjurit të djathtë. Me marrjen e njoftimit punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e personit nën hetim dhe nga këqyrja e bërë ka rezultuar se edhe ai ka patur rroba me mbetje balte.

Nga akti i ekspertimit kompjuterik rezulton se e dëmtuara gjatë komunikimeve të bëra me facebook me financieren, ata flasin në lidhje me gjendjen e mallit, për dhënien e faturave dhe për mënyrën që se si ka orientuar pronari i firmës për punën. Pra si i pandehuri ashtu edhe e dëmtuara ka punuar për llogari të shoqërisë. I pandehuri mohon faktin e kryerjes së veprës penale. panorama

ma.me

Next Post
Prezenca e OSBE-së bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri   

Raporti i OSBE për Shqipërinë: Drejtësia, e një rëndësie të veçantë, të rritet ndërgjegjësimi për anti-korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com