• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri i lindjeve në Shqipëri shënon nivelin më të ulët që prej vitit 1930

by Java News
29/03/2017 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2016, më pak se 32 mijë foshnja lindën në Shqipëri, niveli më i ulët i lindjeve të shënuar që nga vitet 1930, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.

Numri i lindjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka qenë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, që nga vitet 1930, kur shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil dhe filloi të mbajë shënim mbi lindjet, vdekjet e martesat, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave si dhe nga të dhëna historike të para nga BIRN.

Përgjatë vitit 2016, numri i lindjeve qe 31,733, afro një mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014.

Shqipëria ka pasur mbi 30 mijë lindje në vit që nga viti 1929, kur lindjet filluan të numërohen përmes themelimit të regjistrit civil. Në vitet 1980, lindjet qenë mbi 60 mijë në vit ndërsa në vitin 1990, lindjet arritën në 82 mijë. Pas vitit 1990, numri i lindjeve ra vazhdimisht deri sa u stabilizua pas vitit 2006 në rreth 35 mijë. Arsyet kryesore të rënies së lindjeve pas viteve ’90 lidhen me ndryshimet kulturore në familjen shqiptare si dhe me shkallën e lartë të emigrimit mes të rinjve, emigrim që sjell detyrimisht rënie të martesave e të lindjeve. Rreth vitit 2008, besohej se numri i lindjeve qe stabilizuar tashmë, pasi treguesi tjetër kyç, raporti i fëmijëve nën 14 vjeç me numrin e grave në moshë riprodhuese, ra në 1.6 fëmijë për grua, para se të rritej lehtë në 1.8 fëmijë për grua. Por rënia e mëtejshme e numrit të lindjeve në vitet 2015 dhe 2016, rënie që ka gjasa është shkaktuar nga vala e re e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Europës, pritet të ketë pasoja të shumëfishta të rënda për demografinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në dekadat e ardhshme.

Aktualisht popullsia shqiptare është në pakësim dhe në plakje të shpejtë. Pakësimi i popullsisë banuese në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit ka ardhur si pasojë e emigrimit. Dhe plakja e popullsisë ka ardhur njëkohësisht si pasojë e emigrimit, (të emigruarit kanë moshë shumë më të re se sa ata që mbetën) dhe si pasojë e rënies së lindshmërisë.

Numri i fëmijëve nën 14 vjeç, aktualisht 522 mijë, pritet të bjerë më tutje gjatë viteve të ardhshme ndërkohë që numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç, aktualisht 378 mijë, pritet të rritet me shpejtësi./BIRN

a.ç

Next Post
Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare në Mal të Zi

Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare në Mal të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com