• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

by A. Q
29/11/2026 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Popullore (PP) në Spanjë ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë se partitë e djathta janë drejt sigurimit të shumicës në Parlament.

Me mbi 90% të votave të numëruara, Partia Popullore e Alberto Núñez Feijóo ka siguruar 135 mandate, ndërsa partia e djathtë Vox ka marrë 52 mandate. Së bashku, dy partitë arrijnë në 184 deputetë, duke kaluar pragun prej 176 mandatesh të nevojshme për të qeverisur.

Ndërkohë, Partia Socialiste e kryeministrit në detyrë Pedro Sánchez ka marrë deri tani 115 mandate, nga 121 që kishte siguruar në zgjedhjet e mëparshme.

Pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e lartë, duke arritur në 79.5%, një ndër nivelet më të larta të regjistruara në dekadat e fundit.

Nëse PP dhe Vox arrijnë një marrëveshje bashkëqeverisjeje, e djathta mund të marrë drejtimin e vendit, me Alberto Núñez Feijóo në postin e kryeministrit.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar Partinë Popullore për rezultatin, duke vlerësuar pjesëmarrjen rekord të qytetarëve në zgjedhje.

Po ashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka pasur disa “fërkime” në të kaluarën me socialistin Sanchez.

Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sanchez në zgjedhjet parlamentare në Spanjë. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk e ka fshehur entuziazmin për rezultatin zgjedhor.

“Cili ishte rezultati përfundimtar? HumbI? Oh, ky është një lajm i mirë. Bëri një punë të tmerrshme, e meritonte të humbiste. Është një lajm fantastik!”, deklaroi presidenti amerikan.

Edhe aleati francez i Vox në Spanjë, ka uruar lëvizjen e djathtë ekstremiste për rezultatin e arritur dhe që bëhet faktor për qeverinë.

Fitorja e së djathtës në Spanjë është mirëpritur edhe nga e djathta ekstreme franceze. Jordan Bardella, kreu i partisë së Marine Le Pen dhe president i grupit “Patriotët për Europën” në Parlamentin Europian, ka uruar liderin e Vox, Santiago Abascal.

Rezultati në Spanjë ka rëndësi edhe për këtë grup politik europian, ku Vox bën pjesë së bashku me partinë e Bardella.

“Populli spanjoll foli: i dha fund qeverisjes së kryeministrit socialist Pedro Sanchez, të përfshirë në skandale korrupsioni dhe që e kishte kthyer vendin e tij në një nga portat hyrëse të emigracionit drejt kontinentit europian. Blloku i djathtë siguron shumicën absolute, me një pjesëmarrje historike në zgjedhje. Përgëzoj aleatët tanë të Vox dhe liderin e tyre, Santiago Abascal, për rezultatin e shkëlqyer”, shkroi Bardella në rrjetet sociale.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

November 29, 2026
Studentët e Politeknikut kthehen në auditorë pas tërmetit, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Sindikatat e Universiteteve letër me kushte Kuvendit për Reformën Zgjedhore: Kryeministri të ketë maksimumi dy mandate dhe…

November 29, 2026
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Plagosja e deputetit Hoti, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet! Bardhi: Neveri, dhuna s’mund të maskohet pas fjalës ‘incident’!

November 29, 2026
EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

November 29, 2026
EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

November 29, 2026
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In