• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk vjen në pushtet kur “peshkon” mëkatarë

by Artur Ajazi
01/02/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Media pranë Rithemelimit, na paskësh arritur marrjen e një interviste me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, diku në Zvicër, ku ai paskësh kërkuar azil politik.  Ka 2 ditë që nuk pushojnë në oborrin e Rithemelimit, duke ripërsëritur “shpërthen Ahmetaj”… Sa qesharake.

Një mëkatar i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, një ish-funksionar i cili po hetohet nga SPAK-u, shpallet “heroi i ditës në oborrin e Rithemelimit”. Si mund të mendosh, më keq akoma, të besosh, se duke i marrë intervistë një mëkatari, duke e prezantuar si “i penduar”, mund të fitosh kredo politike. Asnjë votë më shumë nuk mund të fitosh, duke intervistuar të hetuarit, të akuzuarit, apo dhe dënuarit e drejtësisë.

Ka qenë gjithmonë praktikë pune në PD, (që nga koha e Nanos) gjithmonë kur dikush nga PS-ja ikte si i dënuar, turreshin dhe e shpallnin “hero”. E merrnin nën mbrojtje, deri ditën kur humbisnin zgjedhjet e rradhës. Kjo natyrisht do të ndodhë edhe me Arben Ahmetajn.

E para, ish-zv.kryeministri duhej të ishte në Shqipëri, dhe të përballej me akuzat e SPAK-ut, të përballej me vendimet e gjykatave, dhe jo të strukej nëZvicës,  ekranet dhe skutat e Rithemelimit. Ai nuk duhet ta mendojë se, duke dhënë intervista dhe duke “shpërthyer” në televizionin e Berishës, do të mund të marrë pafajësinë penale. Atë e jep drejtësia.

E dyta, duke ulur kaq shumë “piacën” e shfajësimit deri në daljen para kamerave të një televizioni që fabrikon akuza dhe denoncime, nuk mendoj se do të arrijë të bëhet i besueshëm para shqiptareve. Përkundrazi, shton dozën e pakënaqësive duke e bërë të besueshëm “malin” me akuza të ngritura nga SPAK. Dhe e treta, një grupim politik si  Rithemelimi, që kapet pas çdo “fije bari”, nuk mendoj se mund të sigurojë  kredo politike , aq më keq akoma, vota elektorale duke marrë “nën sqetull” ata që duhej të ishin para drejtësisë, dhe që fshihen skutave. As intervista tek televizioni Rithemelimit, dhe as azili politik,nuk mund ta shfajësojnë ish-zv.kryeministrin  Ahmetaj.

I vetmi  detyrim moral, veprim dhe hapi i duhur, do të ishte kthimi  në Shqipëri, përballja me drejtësinë, me votuesit, me Partinë Socialiste apo dhe Edi Ramën, për të sqaruar akuzat. Të bëhesh me Sali Berishën (për inat të sime vjerre shkoj me mullixhinë) duke besuar se do të fitosh “pafajësinë”, është fatalitet. Ti japësh “oksigjen” Rithemelimit, duke shkelur mbi besimin dhe votën e atyre qindra e mijëra socilisteve që të votuan, apo dhe duke shkelur mbi kode morale njerëzore, krejtësisht për interesa personale, është e turpshme, për të mos thënë amorale.

T’i shpallësh “luftë mediatike” partisë tënde, kryeministrit tënd, votuesve të tu, vetëm e vetëm sepse akuzohesh për korrupsion, abuzime dhe shkelje ligjore sa ishe në postin e lartë, tregon mungesë formimi, besimi,  dhe inteligjence. Në fakt, intervista ndoshta po qartëson  “më mirë vonë se kurrë”, paktin e fshehtë të Ahmetajt  me Berishën, apo edhe me dikë tjetër që ndodhet në selinë e Rithemelimit.

Next Post
Makina përmbys dhe në flakë mbi asfalt, aksident i frikshëm në Elbasan-Tiranë

Policia zbulon gënjeshtrën pas 3 vitesh, arreston 54-vjeçarin për aksidentin e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com