• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ua ka fajin opozita e re parlamentare!

by Alfred Peza
15/06/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

 

Arritja e marrëveshjes për reformën e re elektorale, në tryezën e Këshillit Politik mes mazhorancës dhe opozitës solli siç edhe pritej, reagimin e përfaqësuesve të opozitës së re Parlamentare. Të ndjerë me sa duket të papërfaqësuar siç duhet, nga Rudina Hajdari në këtë proces, pjesa dërrmuese e tyre janë bërë bashkë për të imponuar kërkesat e tyre.

 

Ndryshe nga ajo që është arritur mes përfaqësuesve të PS dhe PD + LSI, ata kanë paraqitur një projektligj ku kërkojnë: 1. Një sistem zgjedhor me lista të hapura (proporcional me konkurim rajonal). 2. Vendosjen e pragut për partitë politike që do hyjnë në Kuvend, jo më pak se 5% të votave të vlefshme, në rang vendi. 3. Të mos lejohen koalicionet parazgjedhore, në mënyrë që secila prej partive, të garojë më vete.

 

Kjo nismë që i ka bashkuar për herë të parë deputetët e opozitës së re parlamentare, ka nxitur reagimin e opozitës së rrugës dhe një pjese të medias, të cilët bashkohen në pikën që shohin prapa kësaj lëvizje, një lojë të mazhorancës. Por ka edhe një këndvështrim ndryshe. Pak rëndësi ka në këtë debat, nëse kanë apo jo të drejtë në kërkesat e parashtruara, deputetët e opozitës parlamentare. Më e rëndësishme se kjo është diçka tjetër.

 

Ata që sot kritikojnë ato, janë të njëjtët që kërkuan një vit e gjysëm më parë djegien e mandateve të “Opozitës së Bashkuar”. Duke i bërë presion që të dilnin nga Parlamenti. Për ti lënë bosh vendet që populli opozitar u kishte besuar me votë në zgjedhjet e 2017, më argumentin se ashtu, po bëheshin “fasadë” e qeverisë. Lulzim Basha e Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta ua plotësuan dëshirën e ua tejkaluan atë, duke bojkotuar dhe çdekretuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.

 

Ishin të njëjtët që i bënë presion edhe deputetëve të rinj të Parlamentit, që të mos i zinin vendet që u takonin, në sallën e mbetur bosh. Ata ishin pjesë e listës zyrtare të depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga PD dhe LSI me firmat e Bashës e Kryemadhit dhe me të drejtën e ligjit, Zotit dhe të votuesve, morën mandatet  që u takonin. Kjo bëri që ti fyenin, ti denigronin, ti ironizonin, ti furstronin, ti akuzonin, ti shanin, ti zhbënin dhe ti telendisnin sa herë që e hapnin gojën.

 

Mund të jetë e vërtetë se shumë prej tyre, nuk janë në lartësinë e artikulimit politik, që kërkohet nga të zgjedhurit e popullit. Por, nuk është as hera e parë që parlamentarizmi shqiptar vuan nga kjo sëmundje në këto 30 vjet. Edhe në radhët e atyre që dogjën mandatet, gjen jo pak me të njëjtin nivel me atë të deputetëve të opozitës së re, që i pranuan ato. Nuk është faji tyre që u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndaj ata janë sot po aq legjitimë, sa çishin edhe deputetët e djeshëm të opozitës.

 

Nuk ua ka fajin opozita e re parlamentare, që ata janë sot një realitet politik i paanashkalueshëm. Sepse ndryshimet e dakordësuara për reformën e re elektorale, kërkojnë 84 vota, të cilat PS nuk i ka. Ndaj, që të jetësohen të gjitha pikat për të cilat ajo ka rënë dakord opozita e rrugës, është e nevojshme që të sigurohen doemos, votat e opozitës së re parlamentare. Kontradikta qëndron tek fakti se marrëveshja rikthen PD e LSI në Parlament, duke nxjerrë përgjithmonë prej saj, ata deputetë që duhet ti votojnë ato.

 

Në politikë ka një aksiomë sipas së cilës, nuk ka rëndësi se sa mandate ke. Më e rëndësishme se kjo, është se çfarë je në gjendje që të bësh, me ato që ke. LSI e Ilir Metës në zgjedhjet e 2009 kishte vetëm 4 mandate, ose 2% të mazhorancës. Por kjo nuk e pengoi që ti merte Sali Berishës 20% të pushtetit. Sikundër më 2013 kishte edhe më shumë mandate, duke përfituar më shumë pushtet, në qeverisjen me PS. Ndaj, edhe deputetët e opozitës së re parlamentare, duket se e kanë kuptuar tashmë fuqinë e tyre.

 

Kjo i ka bërë bashkë qëshkurse kanë hyrë në atë sallë, duke parashtruar 3 kërkesat e veta. Kërkesa këto sa legjitime, aq edhe në koherencë me qëndrimet e tyre të vijueshme, për ndryshimin e sitemit zgjedhor në Shqipëri. Në demokraci askush nuk ua heq të drejtën deputetëve, të negociojnë për gjëra që shkojnë në sinkron me interesat publike dhe të tyret politike. A do tia dalin? Kjo është një çështje tjetër. Në fund të fundit, politika nuk është gjë tjetër, veçse arti i negociimit.

 

Ajo që del si konkluzion i gjithë kësaj, është se në debatin e fundit, fajin askërkujt nuk ia ka opozita e re parlamentare. Fajin ua ka, vetë opozita e vjetër rrugës, që sot ka mbetur në dorë të saj!

Next Post
Zbulohet ndalimi i plakjes, shkencëtarët çuditen edhe vetë nga rezultati

Çfarë e shkakton plakjen para kohe tek shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

May 14, 2026
Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

May 14, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

May 14, 2026
Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

May 14, 2026
Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

May 14, 2026
Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

May 14, 2026
Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

May 14, 2026
Projekt-rezoluta për integrimin në BE, Xhafaj: Dakordësia mes palëve hap pozitiv

Projekt-rezoluta për integrimin në BE, Xhafaj: Dakordësia mes palëve hap pozitiv

May 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat në Kuvend, miratohet projekt-rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

PS-PD bashkojnë votat në Kuvend, miratohet projekt-rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

May 14, 2026
SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In