• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nuk u realizua roli monitorues, Marku: Kuvendi asnjë rezolutë për Prokurorinë në 4 vite

by A R
26/04/2018 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Strategjia 2018-2020: Miratuan dekriminalizimin, por jo rritje të burimeve njerëzore për hetimin

Prej vitit 2014, Kuvendi nuk ka nxjerrë rezolutë për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm. Është ky konstatimi i organit të akuzës i cili në draftin e saj të strategjisë 2018-2020 thekson se rekomandimet e rezolutës së vitit 2014 u adresuan në Strategjinë Afatmesme 2015 – 2017, e cila pati si objektiva rritjen e standarteve të procedimit, rritjen e efektivitetit dhe cilësisë së hetimit, forcimin e profesionalizimit dhe integritetit të trupës së prokurorëve, përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve teknike e teknologjike, mbrojtjen dhe fuqizimin e pavarësisë së institucionit, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese partnere shqiptare dhe të huaja. Përfundimi i afatit të veprimit të kësaj strategjie dhe nevoja për një vizion në përputhje me kuadrin e ri të organizimit e funksionimit të prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë penale në tërësi, çoi në hartimin e një dokumenti të ri strategjik. Strategjia e re e Prokurorisë 2018-2020 dhe plani i saj i veprimit, synon të përcaktojë masa konkrete për realizimin e objektivave institucionalë, plotësimin e rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Ministrave.

Strategjia

Në draftin e saj, Prokuroria thekson se kuadri kushtetues e ligjor i organizimit dhe funksionimit të prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, ndryshoi tërësisht me ndryshimet kushtetuese dhe ligjin 97/2016. Ligjet e tjera të reformës në drejtësi të miratuara gjatë viteve 2016 – 2017, ndryshuan ndjeshëm sistemin e drejtësisë penale që sjell domosdoshmërinë e marrjes së masave për forcimin e kapaciteteve profesionale, shtimin e kapaciteteve njerëzore, mbështetjen me logjistikë dhe sisteme të teknologjisë së informacionit, me qëllim arritjen e objektivave startegjikë kombëtarë dhe institucional. Lidhur me dekriminalizimin, për përmbushjen e detyrimeve ligjore u ngrit struktura përgjegjëse për Verifikimin e Integritetit të personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione  Publike, nga puna e të cilit gjatë viteve 2016 e 2017 u konstatua një ngarkesë dhe volum i madh i kërkesave për verifikim, ndërkohë që nuk u mbështet kërkesa për shtim të burimeve njerëzore. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, treguan se puna administrative e prokurorit të shkallës së parë është shtuar ndjeshëm. Për të përballuar këtë ngarkesë dhe për të rritur efikasitetin e sistemit, është e nevojshme që prokurorëve t’u sigurohet asistencë më e madhe nga punonjës mbështetës (oficerë të policisë gjyqësore, sekretare proceduriale).

Përmirësime infrastrukturore

Nevojiten analiza për identifikimin e nevojave për investime në infrastrukturë për përmirësimin e kushteve të punës në sistemin e prokurorisë sipas standardeve bashkëkohore. Në këtë kuadër, vëmendje të posaçme marrin edhe investimet në teknologji informacioni, si përmirësimi i (Case Management), krijimi i kanaleve të sigurta të komunikimit me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbimin e informacionit hetimor, krijimin e infrastrukturës teknike për realizimin e përgjimit të komunikimeve elektronike në prokuroritë e shkallës së parë, investime në infrastrukturë për krijimin e ambienteve të përshtatshme për pyetjen e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm, për ruajtjen e provave materiale, etj.

Monitorimi

Prokuroria konsideron si të një rëndësie të veçantë fazat e monitorimit dhe raportimit të realizimit në praktikë dhe punën e përditshme të kesaj strategjie afatmesme. Për këtë qëllim Prokuroria parashikon që për monitorimin në vazhdimësi të ngrihet Grupi i Punës i cili kryesohet nga Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka në përbërje: Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore; Drejtorin e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike; Drejtorin e Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve; Drejtorin e Drejtorisë së Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative dhe Zyra e Informacionit të Klasifikuar; Sekretarin e Përgjithshëm; Drejtorin e Drejtorisë së Financës; Drejtorin e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit. Grupi i Punës mblidhet çdo 6 muaj dhe ka përgjegjësi: Të ndjekë në vazhdimësi zbatimin e strategjisë në përputhje me afatet e përcaktuara në planin e veprimit të saj; Të raportojë për statusin e masave sipas fushës së përgjegjësisë së secilës drejtori; Të ndërhyjë dhe koordinojë procesin kur masat rezultojnë të pazbatuara; Të sigurojë harmonizimin e strategjisë me PBA-në, dhe burimet në dispozicion të planifikuara për periudhën 2018-2020. Sipas rastit, në grupin e punës ftohen të marrin pjesë drejtues të prokurorive ose përfaqësues nga institucione të tjera. Grupi i Punës do të raportojë me shkrim çdo 6 muaj tek Prokurori i Përgjithshëm duke pasqyruar progresivisht shkallën e realizimit të masave për çdo gjashtëmujor./K.Jonë

Next Post
Kush është viktima i Kamzës, 5 mln lekë kush jep informacion për autorët

"Gimi njeri model, u vra për..." Flasin fqinjët e pronarit të marketit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In