• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk u çelën negociatat,” Mustafaj: Rama opozitën nuk deshi vetë ta merrte në Bruksel!

by
19/07/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka nisur sot zyrtarisht bisedimet me Brukselin për hapat që do të ndërmerren në vijim në rrugën drejt integrimit të Bashkimin Evropian. Megjithatë, Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC theksoi se nuk mund të themi që janë çelur negociatat porse është çelur rruga drejt këtyre negociatave.

Mustafaj theksoi se procesi është i kthyeshëm dhe nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, proceset euro-integruese mund të mbesin në vend.

“Jemi në paradhomë, por ndryshimi është që dera nuk është e mbyllur. Procesi është i kthyeshëm. Nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, si demokracia, të drejtat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kthim mbrapa.”

Analisti solli në vëmendje se vullneti i secilit shtet anëtar mund të ndalojë në çdo moment ecurinë e negociatave.

“Kthimi pas do të thotë që mund të humbësh edhe të drejtën e negociatave. Serbia e ka mbetur te 4 kapitujt. Lufta kundër korrupsionit do të jetë që në fillim. Brukseli negociatat i ka kryesisht teknike. Mund të bindet një shtet, por të del një vend, cilido që thotë se kam të dhëna të tjera. Avancimi është kur nuk është më me gënjeshtra nga ana e qeverisë.”

Tashmë në këtë stad, BE nuk do të jetë thjeshtë vëzhguese apo këshilluese për procese dhe reforma të rëndësishme në vend. Një shembull është edhe qëndrimi i mbajtur deri më tani për amnistinë fiskale.

Duke u kthyer tek dërgimi i delegacionit shqiptar në Bruksel, kujtojmë se përfaqësues të opozitës nuk ishin mes tyre. Kryeministri Edi Rama e justifikoi mosprezencën e tyre me faktin se “ende nuk dihet kush është kush në radhët opozitare.” Ky problem sipas kreut të qeverisë nuk kishte pse të çohej në selinë e BE-së.

Analisti Besnik Mustafaj u shpreh se përkundër asaj që u deklarua, Brukseli nuk kishte caktuar asnjë format.

“Nuk ka detyrim nga Brukseli kush do të vijë. Ftohet qeveria dhe pastaj vendoset se kush do të shkojë. Rama mund të mos shkonte as vetë. Gënjeu, nuk e ka caktuar Brukseli formulën.” Formatin e kemi caktuar ne në Tiranë. Mandaton kë të dojë qeveria. Ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ai gënjen. Kush e pengonte të merrte nënkryetaren e parlamentit, kryetaren e komisionit të integrimit.”

/e.d

Next Post
‘Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

'Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Ne rastin konkret Besniku ka te drejte ,se nje grup i opozites progresive mund te ishte sit ne Bruksel

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In