• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk shkohet te emri pa marrëveshje”/ Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, Mustafaj: S’ka vullnet për konsensus

by Java News
16/05/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë pasditen e sotme, 16 maj ka zgjatur vetëm 3 minuta dhe në mungesë të kandidaturave dështoi raundi I parë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shetit.

Analisti Besnik Mustafaj në një intervistë në “Radari Informativ” në Abc, me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se kjo situatë rrezikon të ndodhë edhe në seancën e dytë dhe të tretë, pra të dilet pa një emër kandidati.

“Pa një kandidaturë përse do të diskutohej seanca. Aq më tepër nuk mund të votohej. Por pse erdhëm te një situatë  të tillë e cila ka rrezik të jetë edhe në seancën e dytë edhe në seancën e tretë. Nuk ka garë, është një lloj mirëbesimi që ja jep Parlamentin një personaliteti të caktuar. Po të kishte garë do të ishte ndryshe”, tha Mustafaj.

Analisti shtoi se që të shkohet te emri I Presidentit, duhet më parë të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare. Por që të arrihet në një marrëveshje, në gjykimin e Mustafajt, PD duhet të arrijë një konsensus të brendshëm.

“Nuk shkohet te emri pa u arritur më parë një marrëveshje. Mazhoranca dhe opozita duhet të diskutojë mes tyre dhe të arrijnë të një emër që plotëson kriteret. E ndershme dhe serioze dhe që do të tregonte se ka një përpjekje reale nga mazhoranca për të arritur të një President konsensual do të ishte prezantimi i identikitit. Edi Rama nuk po i krijon kushtet që ata të flasin për Presidentin.

Opozita është e domosdoshme të ketë një qëndrim të përbashkët vetë lidhur me kriteret. Duhet patjetër një punë e brendshme. Në këtë drejtim ët dyja palët po ecin në rrugën e gabuar për të arritur në një president konsensual. Mundësit ekzistojnë, por vullneti nuk e di. Nuk e shoh këtë vullnet në radhë të parë te mazhoranca. Ka një humbje kohe që nuk është në frymën e Kushtetutës”, tha ai.

As mazhoranca nuk doli sot me një kandidaturë.

“Rama e shpjegoi qartë sot, tha ne e dimë që nuk i kemi numrat. Tha nuk kemi pse paraqesim një kandidat për të testuar votat që nuk i kemi. Me të njëjtën logjikë mund të ecë dhe opozita, pse të paraqesim një kandidat nëse nuk i kemi numrat”, tha Mustafaj./m.j

Next Post
Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona. Nënvleftësimi…!

Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona. Nënvleftësimi...!

Comments 2

  1. shqiptar says:
    4 years ago

    Mos ki droje Beso thuje emrin qe mendon ti eshte Sala rezidenti serb qe ju mban ju spiuneve ne lidhje

    Reply
  2. Selvi Matja says:
    4 years ago

    E kush po na jep mëndje demokracie, Besnik Mustafaj ? !
    Ish ZËVENDESDREJTOR I INSTITUTIT TË STUDIMEVE MARKSISTE – LENINISTE, ku dtejtore e këtijë INSTITUTI, ishte Shoqja Nexhmije Hoxha.
    Pra, ka qenë zëvendesi i sajë.
    A është i besueshëm ?
    Në të njejtat ujra, edhe ky, si tropojanët e tjerë Sali Berisha, Mehmet Elezi me shokë….
    Gjithkush të mendojë si të dojë…….

    Reply

Leave a Reply to Selvi Matja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In