• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona. Nënvleftësimi…!

by Java News
16/05/2022 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë.

“Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet, zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie, mënyra si qeveris, si organizohet, si i fiton betejat dhe si i bashkon njerëzit Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ndaj, edhe sot në këtë takim të parë, ku secili prej nesh do të duhet që të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, formula është shumë e qartë. Aty ku secili prej nesh e bën me këtë përgjgjësi pjesën e vet, atëherë e gjithë panorama e madhe e një Partie Socialiste fitimtare dhe të vendosur është kartolina jonë e fitores,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se strategjia fituese e PS nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë, por llogaria e punës brenda strukturave të saj.

“Ne kemi një betejë çdo 2 vite. Një herë është beteja për Parlamentin, pastaj është beteja për bashkitë, por këtë vit ne patëm 2 beteja të parakohshme, që ishin betejat në Vorë dhe në Rrogozhinë, fatmirësisht me një sukses të jashtëzakonshëm, me mbi 60%, thuajse 70% në këto njësi. Por unë do të thoja se fillimi i vetëpëlqyeshmërisë është problem dhe nëse ne mendojmë që jemi të pathyeshëm dhe s’kemi kundërshtarë, do të thotë se nënvlerësojmë të gjithë ato që po ndodhin në shoqërinë tonë dhe të gjitha shqetësimet.

Unë besoj se kjo fitore nuk është kompliment për faktin se ishim në kushte të jashtëzakonshme, me një opozitë jo në formën e vet më të mirë dhe besoj që strategjia jonë fituese nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë. Strategjia jonë fituese ka qenë llogaria e punës sonë. Ne gjithmonë kemi bërë llogarinë tonë, ne gjithmonë kemi bërë patronazhimin tonë, gjithmonë kemi bërë listat tona, gjithmonë kemi bërë fushatën tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se dhe në garat e ardshme formula do mbetet e njëjtë./m.j

Next Post
“Duhet të gjejmë një emër”/ Salianji: Sot dëgjuam që presidentin do ta propozojë opozita

"Duhet të gjejmë një emër"/ Salianji: Sot dëgjuam që presidentin do ta propozojë opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com