• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Nuk sheh mirë nga sytë”, punonjësja e postës vjedh pensionet

by A M
06/09/2023 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dhjetor 2021, “Stop” ishte në Laç për problemin e bashkëshortëve Grimci, të cilët treguan, se një punonjëse e postës u kishte vjedhur nga 2 muaj pension.

E megjithëse e provuam se kishte patur vjedhje, drejtori i Postës Laç, nuk e pranoi dhe e zgjidhi situatën duke u dhënë pensionistëve paratë e munguara.

Dy vjet më pas një tjetër denoncim na vjen për postën e Laçit, zyra e Sanxhakut, ku sërish Lindita Bushi, ka marrë 5 muaj pension të nënës së denoncueses në redaksi.

Lindita Bushi: Nëna ime e merrte pensionin në Laç, në Sanxhak dhe që nga viti 2021, i kanë humbur 5 muaj pension. Ne e kemi marrë vesh, sepse ne i merrnim pensionet vonë, për arsye, se nëna është e sëmurë dhe nëna jeton me mua në Tiranë dhe nuk ishte mundësia që t’i merrnim çdo kohë, muaj për muaj, rregullisht. Ne e morëm vesh në tetor të vitit 2021, që zonja në fjalë, Lindita Gjoka Bushi, është larguar dhe bashkë me ikjen, ka marrë dhe pensionet e shumë pensionistëve. Ishim dhe bëmë ankesë në drejtori, bëmë dhe kërkesë me shkrim për muajt, që na kishin humbur edhe vazhdoi ky proces, u zvarrit, nuk morëm vesh në botë, se çfarë po ndodh. Si përfundim na thanë “do shkoni në Lezhë” dhe të bënim denoncim në Prokurori dhe na thirren dhe ato, që të shkojmë, vajtëm bashkë me mamin. Që nga ajo ditë e deri më sot, ne s’kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk e dimë, se çfarë po ndodh. Ajo është 87 vjeçe. Asaj i duhen për ilaçe, se po të ishte e zonja, do rrinte në shtëpinë e vet në Sanxhak. 110 mijë Lekë ka qenë pensioni.

Drejtori i filialit të Lacit, Dilaver Lita, në vitin 2021 na tha, se punonjësja ka patur probleme me shikimin, por nuk ka patur vjedhje.

Në fakt pas dy vjetësh, punonjësja në fjalë është në gjykatë për veprën penale “vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”.

Sot drejtori thotë, se me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët.

Dilaver Lita: Është një ngjarje e ndodhur në 2021-shin. Çështja është në Prokurori, në dijeninë time ka vajtur në Gjykatë dhe nuk është shprehur akoma Gjykata. Me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët. Edhe Posta Shqiptare ka bërë sqarim, me t’u vërtetuar fajësia, menjëherë të gjithë pensionistët, do të marrin dëmshpërblimin.

 

/a.d

Next Post
Formula1 në ujë, kampionati botëror mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec

Formula1 në ujë, kampionati botëror mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In