Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka thënë se në Maqedoni kanë udhëtuar për fitore dhe nuk do të pajtohej me një barazim.
Panucci po ashtu tha se Sadiku është gati ashtu sikurse të gjithë lojtarët tjerë.
“Skuadra ka kohë për tu rikuperuar dhe besoj se do të jemi gati për të martën. Jemi në kushte të njëjta me Maqedoninë, e cila ka luajtur po ashtu kundër Izraelit”, tha fillimisht Panucci gjatë konferencës për mediat.
“Sadiku është gati, ashtu sikurse të gjithë lojtarët. Nesër do të shihni se kush do të luajë ndaj Maqedonisë”.
“Ne nesër luajmë për të fituar ndeshjen, çfarë ndodhë pastaj do ta shohim, por këtu jemi për të luajtur me dëshirë të madhe. Nuk do të nënshkruaja për barazimin”, tha ai në fund./a.m.