Gjatë emisionit Big Brother VIP, Einxhel në debat e sipër e quajti Donaldin si burracak, ndërkohë që ky u fundit i ka përmendur një sherr që Shikra ka patur me dy modelet, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella. Ngjarja në fjalë thuhet se ndodhi dy vite më parë mes modeleve poshtë shtëpisë së Shkirës, në zonën e Liqenit të Thatë, ndërsa thuhet se ka pasur dhe konfrontime fizike.
Ndërkohë, Donaldi i kujtoi Einxhel faktin se pse e kishte marrë në punë.
Einxhel: Donaldi filloi të bënte ca goditje të ulta, pse s’ia çon Ilirit deri në fund, më vonë më thotë për mungesë njerzllëku. I jam kthyer dhe i kam thënë vetëm ti mos më flit për njerzllik.
Donald: Je viktimizuar, je zhdukur, më ke prishur punë.
Einxhel: Cilët sponsora do më prezantoje mua?